Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Aktualitet
Emiljano Shullazi, çon në prokurori ministrin në detyrë Saimir Tahiri
Do të pyetet me cilësinë e dëshmitarit
20 mars 2017 14:41
Ministri i Brendshëm në detyrë Saimir Tahiri thirret në prokurori, për dosjen e Emiljano Shullazit dhe bandës së tij. 
ABC News ka mësuar se dy prokurorët Elisabeta Imeraj dhe Ened Nakuçi, i kanë dërguar flet-thirrje ministrit Tahiri, për tu paraqitur pranë organit të akuzës. Mësohet se Tahiri do të merret në pyetje si dëshmitar me cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen e kërcënimit të dy profesorëve Dhori Kule dhe Mynir Koni. Burimet thonë se Saimir Tahiri, do të jap shpjegime për bisedën me dy profesorët Koni e Kule, pasi këta të fundit gjatë marrjes në pyetje, kanë pretenduar se ka qenë ministri Tahiri ai që I ka premtuar zgjidhjen e çështjes. Në procesverbalin e deklarimeve, mes tjerash, dy profesorët janë shprehur se pas kërcënimit nga një grup personash në oborrin e një hoteli të njohur, ata janë kontaktuar nga drejtori I policisë së Tiranës Ervin Hodaj. Ky I fundit, thonë profesorët, I ka shoqëruar për një takim me ministrin Tahiri. Gjatë këtij takimi, dy profesorët kanë pretenduar se ministri pasi është vënë në dijeni për kërcënimin, I ka premtuar profesorëve zgjidhjen e çështjes dhe zbardhjen e ngjarjes. Për këtë fakt, burimet thonë, se ministri në deetyrë Tahiri do të jap shpjegime para prokruorëve të çështjes, të cilët janë drejt përfundimit të fazës hetimore për Emiljano SHullazin dhe të dyshuarit si pjesëtar të “bandës” së tij. Nuk dihet ende, dita kur ministry në detyrë Tahiri do të paraqitet në prokurori për të dhënë këto shpjegime para prokurorëve. 
Për kërcënimin e profesorëve KOni e Kule, prokuroria mësohet se ka pyetur edhe drejtorin e policisë së Tiranës, Ervin Hodaj. Ky I fundit, thonë burimet, ka shpjeguar para hetuesve për të gjitha procedurat ndjekur që nga momenti I marrjes në dijeni për kërcënimin e deri te shoqrimi I Emiljano Shullazit dhe më pas arrestimin e tij. Mësohet se Hodaj, ka treguar edhe për hetimet operative që policia ka kryer ndaj këtij personi apo dyshuarve si pjesëtarë të bandës së tij. 
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë