Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Aktualitet
Moti i ftohtë pengon punimet në stadiumin e ri kombëtar
Ritme të ulëta që nga Dhjetori 2016
11 janar 2017 20:39
Ritmi i ndërtimit të stadiumit kombëtar janë ulur. Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë krijuar probleme edhe në punimet që po kryhen në themelet e tij. 

Themelet përfunduan, por u vazhdua ngadalë.Moti i ftohtë dhe me ngrica po bën dëm edhe në një nga kantieret e kryeqytetit, atë të Stadiumit të ri Kombëtar.Kompania ndërtuese punon e kushtëzuar që nga ditët e fundit të Dhjetorit, dhe pret ngrohjen e kohës.
Në këtë situatë është e pamundur të kryhen betonime, ndërsa po vazhdohet vetëm me ato punë që kanë të bëjnë me struktura hekuri, sipas këshillës së supervizorit të stadiumit.Njëkohësisht, kompania po bën porositë për materiale të tjera, dhe sipas specialistit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, bëhet fjalë për instalimet hidraulike, elektrike apo për pjesë të fasadës.Dervishaj deklaroi për abc neës edhe se tuneli i zbuluar gjatë gërmimit të themeleve nuk sjell asnjë shqetësim për sigurinë e impiantit.Anëtari i Komitetit Ekzekutiv të Federatës siguron se stadiumi ka parametra sigurie që të përballojë tërmete të fuqishëm, dhe mund të ndikohet vetëm nga lëkundje sizmike që ndodhin një herë në 1 000 vjet.Tuneli, besohet i ndërtuar që në Luftën e Dytë Botërore, shërbente për devijimin e një përroi që vinte nga kodrat e Qytetit Studenti, ndërsa ishte jofunksional, pasi përroi ishte devijuar kur u ndërtua Pallati i Kongreseve në vitet 80-të.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë