Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Shkon në 10 numri i viktimave që kanë gjetur vdekjen nga i ftohti në Shqipëri
Vetëm të mërkurën 4 viktima
11 janar 2017 20:32
Moti i keq që ka kapluar vendin, ka shkaktuar 10 viktima deri më tani. Si pasojë e të ftohtit, ngricave apo edhe mbytjes në ujë kanë gjetur vdekjen 10 persona. Disa prej viktimave janë rrëzuar në akull. 

Shkon në 10 numri i viktimave vetëm gjatë këtyre 4 ditëve, si pasojë e motit të keq në Shqipëri. 
Sipas njoftimeve të policisë dhe informacioneve të sjella nga rrethet e Shqipërisë, numri i personave që kanë gjetur vdekjen si pasojë të motit të keq ka arritur në 10. Duke mos përjashtuar mundësinë e rritjes së këtij numri fatkeqësisht, pasi në disa zona të Shqipërisë kanë rinisur reshjet e borës. Vetëm gjatë pasditës të së martës dhe të mërkurës, në Shqipëri janë regjistruar 4 viktima. Më i rëndi, ka ndodhur në periferi të Tiranës kur një fëmijë u mbyt në një rezervuar, pasi akulli mbi të cilin po rrëshkiste u thye dhe ra brenda në ujë. Të njëjtin fat me mbytje në rezervuar, e kishte edhe shtetasi Hajredin Xhelo banor i fshatit Petove ne Fier. Ai po tentonte të kalonte rezervuarin sipër shtresës së akullit, por akulli u thye dhe 40 vjeçari ra brenda në ujë duke mos arritur të dalë i gjallë. 
Si pasojë e ngrirjes së tubave të ujit në shtëpi 70 vjeçari Filip Shllaku nga fshati Derragjat të Shkodrës, ka shkuar pranë lumit në Bunë, për të marrë ujë. Si pasojë e rrëshkitjes, dyshohet se edhe plaku 70 vjeçar që jetonte i vetëm ka rënë në lumë dhe ende nuk është gjetur trupi i tij. Ky dyshim, ka lindur për Policinë e Shtetit pasi buzë lumit kanë gjetur kapelën e tij, që mendohet se i ka rënë pasi ka rrëshkitur brenda në lumë. 
Si pasojë e motit të keq edhe në Pogradec, ka gjetur vdekjen një 38 vjeçar Anastas Shuke me problem mendore. Policia e shtetit paraditen e së mërkurës kanë hyrë në banesën e 38 vjeçarit që jetonte i vetëm, ku e kanë gjetur të vdekur. Sipas policisë, ai në banesë nuk kishte ushqim dhe as ngrohje, që mendohet se i kanë sjellë vdekjen. 
Po në banesë të vdekur, policia ka gjetur edhe një 67 vjeçare nga Durrësi. Sipas policisë, zjarrfikësit dhe policia kanë hapur derën e shtëpisë ku jetonte 67 vjeçarja në Durrës, ku kanë gjetur të moshuaren të vdekur. Ajo mendohet se ka gjetur vdekjen nga i ftohti, pasi nuk kishte ngrohje në shtëpi. Këtyre viktimave, ju shtohen edhe ato rastet e vdekjes së si pasojë e acarit në Sarandë, Lushnje, Durrës, Vlorë dhe Korçë. 
Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë