Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Aktualitet
Maqedoni, Ahmeti dhe Gruevski do bisedojnë personalisht
Për negociatat e formimit të qeverisë së re
11 janar 2017 18:55
Në Maqedoni Kreu I BDI, Ali Ahmeti do të bisedojë personalisht më Nikolla Gruevskin në nëgociatat për ndërtimin e qeverisë së re. Vetë Ahmeti ka thënë se për çdo parti që do kërkojë koalicion me BDI duhet të pranojë platformën e partive shqiptare, në të kundërt do ketë zgjedhje të reja.

Negociatat për formimin e qeverisë do të realizohen personalisht mes liderit të VMRO-DPMNE-së, të mandatuarit Nikolla Gruevksi dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti, thotë për “Dnevnik” Artan Grubi, shef i kabinetit të Ahmetit. 
Grubi thotë se kryetari i tyre do të insistojë që negociatat për qeverinë të udhëhiqen në nivel më të lartë. Personalisht liderët Gruevski dhe Ahmeti do të duhet të vlerësojnë mundësinë e vazhdimit të koalicionit në mes këtyre dy subjekteve. Nëse konstatohet dhe vlerësohet se është e mundur krijimi I një koalicioni mes VMRO-DPMNE dhe BDI-së, nuk përjashtohet mundësia që negociatat e mëtejshme të zbresin në nivelin e grupeve partiake. 
Kjo do të thotë edhe pse këto dy subjekte politike për herë të pestë do të fillojnë negociatat për koalicion qeverisës, për herë të parë këtë bisedë do ta realizojnë personalisht. 
Pavarësisht se Gruevski dhe Ahmeti janë partner të vjetër qeverisës, për herë të parë rezultati nga bisedimet është i panjohur. Ahmeti negociatat për qeveri të re do ti kushtëzoj me platformën e përbashkët nga gjitha partitë shqiptare. 
Gruevski ka thënë se nëse BDI bën ndonjë lojë më platformën edhe VMRO-DPMNE me partnerët e koalicionit kanë platormë.
“Edhe në të kaluarën, tani edhe në të ardhmën do të jemi thuajse 25 parti në koalicion, me platformë të përbashkët. Nëse dëshirojmë të luajmë lojën më platform, nuk ka problem ashtu do të vazhdojmë që tani”, ka porositur Gruevski në intervistën për “Dnevnik”. 
Nga BDI nuk dëshriojnë të paragjykojnë se si do të rrjedhin nëgociatat. Ato kanë përsëritur se kusht për qeverisje është platforma e përbashkët e shqiptarëve, e cila do të jetë para tryezës së Gruevskit, por edhe para çdo negociatori të mundshëm për qeverinë e re. 
Nga këtu thonë se do të negocionohet çdo gjë në tryezë, është e mundur biseda edhe me VMRO-në edhe me LSDM-në, e rëndësishme është të pranohen kërkesat nga platforma. 
Në të kundërtën, nga BDI nuk përjashtojnë mundësinë për një koalicion më të gjërë. Por nëse nuk pranohen kërkesat e shqiptarëve pra platforma kombëtare, atëherë Maqedonia mund të shkoj edhe në zgjedhje të reja.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë