Flash: Mbyllen pa marrëveshje negociatat mes palëve politike dhe dy europarlamentarëve
Basha: Rama refuzon qeverinë teknike. Kryeministri: Të hapur për dialog pa kushte, por pa Vetingun nuk ka asnjë kompromis
Aktualitet
Hetimi për privatizimin e OSSH nga CEZ
Balla: Ja emaili i lidhjeve të Berishës me kompaninë çeke
11 janar 2017 16:51
Taulant Balla, kryetar i Komisionit Parlamentar që heton privatizimin e OSSH-së nga kompania CEZ, publikoi atë që e konsideron si provën e pakontestueshme që dëshmon rolin e shtetasit Nuel Kalaj, si “sekser” mes kompanisë CEZ dhe qeverisë së atëhershme.

Bëhet fjalë për një email ku, sipas Ballës, tregohen lidhjet mes Nuel Kalajt dhe të birit të Kryeministrit të kohës, Sali Berisha. Në këtë email, drejtori çek në Shqipëri, Josef Hejsek, i thotë n/drejtorit të CEZ në Pragë, Tomas Pleskaç, se do ta priste bashku me Nuelin në aeroport në sallonin VIP. Sipas shpjegimit të Taulat Ballës, referuar të njëjtit email, Hejsek thote gjithashtu se sipas Nuelit, takimi me të birin e Berishës do ta shtynin për të nesërmen, pas ardhjes së Kryeministrit. Kjo - thekson socialisti Balla - tregon se nën drejtori i CEZ në Prage, Tomas Pleskac, së bashku me Hejsek dhe të tjerë, janë takuar me Kryeministrin Berisha dhe pastaj me të birin e tij.
Live Stream
Moti
Sot

22° / 12°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë