Flash: Propagandonte për ISIS, Gjykata e Shkodrës caktoi arrest shtëpie për mësuesen Emine Alushi
Rasti i mësueses Emine Alushi e cila propagandonte para nxënësve për ISIS, u denoncua në emisionin investiagativ “STOP” në Tv KLAN
Aktualitet
Qeveria miraton projekvendimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje
Gjermeni: Qytetarët nuk mund të penalizohen prej ndërtuesve
11 janar 2017 14:21
Qeveria ka miratuar projektvendimin për legalizimin e ndërtimeve pa leje. Ministrja e Zhvillimit Urban gjatë një deklarate për mediat pas mbledhjes së të mërkurës tha se kjo nismë prek mbi 1300 pallate. 

Ndërtimet me leje në të cilat janë kryer shtesa anësore apo në lartësi, hapësirave që iu është ndryshuar funksioni apo objekteve shumëkateshe pa leje, të destinuara për kalimin e të drejtës së pronësisë apo qiradhënie do të legalizohen. 
Këshilli i Ministrave miratoi projekvendimin e rregullave të legalizimit i cili sipas Ministres së Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni prek mbi 1300 pallate.  700 prej tyre ndodhen në Tiranë. 

“Qytetarët, të cilët kanë shlyer detyrimet e tyre financiare ndaj ndërtuesve të pallateve, nuk mund të penalizohen prej këtyre ndëruesve, të cilët nuk kanë respektuar rregullat apo detyrimet ligjore. Ndaj ky vendim, i miratuar sot nga Qeveria i jep zgjidhje përfundimtare kësaj problematike të mbartur në vite dhe bën të mundur legalizimin e pronave për këto familje.

Ministrja Gjermeni këtë e konsideroi një zhvillim pozitiv edhe në aspektin ekonomik. 
Në të gjithë vendin sipas minstres së Zhvillimit Urban janë kryer rreth 110 mijë legalizime, ndërkohë që 26 mijë deri në 30 mijë familje nuk kanë mundur të marrin hipotekën e pronës e jo për fajin e tyre. 
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
1,64
129.3
EUR / LEK
-1,36
134.45
GBP / LEK
2,05
159.58
CHF / LEK
-0,82
125.78
JPY / LEK
-5,24
110.07
Partnerë