Flash: Dorëzohet në polici bashkëpunëtori i dyshuar në vrasjen e Elton Çiços
Renato Milloshi u dorëzua pasi ishte në kërkim sepse dyshohet se e ndihmoi Jani Aliajn në atentatin ku u vra Elton Çiço
Aktualitet
Bulevardi i ri i Tiranës
Kryebashkiaku Veliaj dhe Kryeministri Rama vendosin dy pllakat e para
11 janar 2017 14:45
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj dhe Kryeministri Edi Rama, vendosën dy pllakat e para në bulevardin e ri të kryeqytetit. Veliaj e cilësoi këtë simbolikë si festimin e ringritjes së Tiranës, ndërsa Rama theksoi se Bulevardi i Ri shënon kalimin nga Tirana e sotme në atë të të ardhmes.

Pllakën e parë të bulevardit të ri të Tiranës, Erion Veliaj ia la ta vinte Kryeministri, të cilit i njohu edhe autorësinë e idesë. Zanafilla e projektit, rikujtoi kreu aktual i Bashkisë, i përket kohës kur kryeqytetin e drejtonte Edi Rama. 
Me bindjen se në rreth 500 ditë ka justifikuar besimin që i dhanë kryeqytetasit, kryetari i Bashkisë i dërgoi një mesazh edhe kolegut të tij Kamzës.
Punimet e bulevardit të ri të Tiranës e kthyen edhe Edi Ramën me mendjen mbrapa në kohë, në zgjedhjet vendore të vitit 2011, kur drejtimi i kryeqytetit i kaloi Lulzim Bashës.
Pa e fshehur përkëdhelinë e sedrës, Kryeministri e cilësoi bulevardin e ri si simbol të kalimit nga Tirana e sotme në atë të të ardhmes. 
Gjatë kësaj ceremonie, kryebashkiaku Veliaj njoftoi se Ditën e Verës do të hapet projekti i Pazarit të Ri si dhe parkingjet nën sheshin Skëndërbej.
Live Stream
Moti
Sot

18° / 8°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë