Flash: Luan Rama: LSI është në koalicion me PS dhe jemi seriozë e të përgjegjshëm
Luan Rama: LSI nuk u regjistrua për zgjedhjet në Kavajë sepse PS e zgjodhi në mënyrë të njëanshme kandidaturën
Aktualitet
Media në situata të jashtëzakonshme
Tema që bashkon në Turqi shoqatat e gazetarëve
01 dhjetor 2016 16:58
Situata e rënduar e gazetarëve në Turqi pas grushtit të shtetit ishte tema që bashkoi gazetarët e Ballkanit e të Europës lindore, pjesë e të cilës është edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë.

- 176 media janë mbyllur
- Mbi 3000 gazetarë janë detyruar forcërisht të largohen nga puna, pa u paguar
- Mbi 120 gazetarë janë aktualisht të burgour, 100 më shumë që prej grushtit të dështuar të shtetit. 183 të tjerë janë raportuar si të arrestuar e më pas të liruar.
- 100 të tjerë po përballen me akuza dhe jetojnë me frikën se do arrestohen së shpejti.
Këto dhe shumë probleme të tjera që kanë ndeshur mediat në Turqi janë diskutuar nga gazetarët e shoqatave të ndryshme ndërkombëtare midis të cilave edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë. Sipas të pranishmeve shifrat mund të jenë më të mëdha për shkak se ishte i vështirë kontakti me gazetarët nën hetim apo në burg. 
Si akt konkret solidariteti shoqatat kryen një vizitë në redaksinë e gazetës Cumhyriet (gazeta më e vjetër në Turqi, 92 vjeçare) nën presion të fortë nga qeveria për shkak të artikujve kritike të saj që vazhdonin ende. 10 punonjës të gazetës (menexhere) ishin arrestuar, përfshi drejtorin e bordit/bashkëpronar. Gazetarët ndiheshin nën presion, por vazhdonin të njëjtin qëndrim të pandryshuar ndaj qeverisë. Ata që e reflektonin më së shumti frikën për të ardhmen ishin bashkëshortët e të arrestuarëve. 
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,03
125.83
EUR / LEK
-0,92
135.42
GBP / LEK
-2,59
155.87
CHF / LEK
-0,82
126.51
JPY / LEK
-0,99
111.15
Partnerë