Flash: Presidenti Nishani takim me përfaqësues të pushtetit vendor
Takimi i Presidentit Nishani me perfaqesuesit e pushtetit vendor per ligjin e reformes administrativo-territoriale
Aktualitet
Turizmi/ New Jork Times: Shqipëria një vend me bukuri të rralla
E përditshmja amerikane përshkruan qytetet si Vlora, Saranda dhe Himara ku mund të pushosh e shijosh edhe ushqim të mirë
30 qershor 2011 13:17
This text will be replaced
Vlora dhe Saranda një zonë mjaft e njohur e Rivierës Shqiptare, fillon kështu shkrimi i se përditshmes amerikane New York Times në një artikull të posaçëm për bregdetin shqiptar.

Në këtë artikull gazetarët e New York Times, të cilët kane vizituar për disa ditë Shqipërinë tregojnë për bukuritë e vendit por jo vetëm , ato kanë nxjerrë në pah dhe mikpritjen si dhe ushqimin tepër të shijshëm.

Korfuzi shënjestrohet lehtë nga gazetarët për bukuritë e tij . Për ata pika e fillimit të rivierës shqiptare është padyshim Vlora, një qytet “ngjitës” siç e ka përshkruar artikulli , ku jeta e natës është mjaft tërheqëse . Ndërsa Vlora thuhet në artikull nuk është tërheqëse vetëm për të rinjtë që duan të argëtohem por edhe për moshat e mesme e të treta.

Më pas Vjen Himara , ku artikulli flet për pamjet e saj të mrekullueshme. New York Times thekson dhe gatimin shqiptar , ushqimet tradicionale dhe aq te shijshme. Shqipëria është e njohur për thesaret e saj historike dhe arkeologjike si qyteti antik i Butrintit por ka një bregdet mbresëlënës. Jala , mjafton t;a shohësh me sy të lirë dhe çdo bukuri del. Por edhe e parë me syrin kritik me një det aq të thellë nuk të lë vend për të komentuar.

Ushqimi është një ndër pikat kryesore që e përditshmja amerikane thekson në faqen e saj . “Në Shqipëri pushimet mund të kalohen jo vetëm duke qëndruar në hotel. Ato bëhen më mahnitëse po të qëndrosh në një çadër kampingu për të shijuar në këtë mënyrë çdo çast nga bukuritë e bregdetit shqiptar” – përfundon artikulli .
 
Live Stream
Moti
Sot

33° / 21°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë