Flash: Rama: Me Vuçiç ramë dakord që të shohim nga e ardhmja
Rama intevistë për “Deutsche Welle”: Pas incidentit, Serbia nuk ishte gati që vizita të zhvillohej në datën e përcaktuar
Aktualitet
Matura Shtetërore, MASH shpall koefiçentët e lëndëve me zgjedhje
Për Universitetin e Tiranës ato do të jenë të njëjtat e një viti më parë, për të tjerët specialistët shpjegojnë se kanë pranuar propozimet e stafeve akademike
04 mars 2011 14:01
Ministria e Arsimit shpall koefiçentët e lëndëve me zgjedhje, bazë për llogaritjen e pikëve të maturantëve që kandidojnë për të ndjekur studimet e larta.

Për Universitetin e Tiranës ato do të jenë të njëjtat e një viti më parë, për të tjerët specialistët e ministrisë shpjegojnë se kanë pranuar propozimet e stafeve akademike.

Nëse do t’u referohemi listave të publikuara, koefiçentët më të lartë rezultojnë për gjuhën angleze dhe shkencat e natyrës.

Sipas specialistëve të ministrisë së Arsimit llogaritja e saktë dhe në përputhje me profilin e shkollës së mesme e këtyre koefiçentëve është gjysma e punës për të fituar të drejtën universitare, pjesa tjetër i takon notës së provimeve të Maturës Shtetërore.

Aktualisht, maturantet janë në fazën e parë të maturës shtetërore, atë të plotësimit të formularëve për lëndët me zgjedhje.

Ndër lëndët me zgjedhje për këtë vit akademik janë renditur dhe Historia e Muzikës, Historia e Artit, Historia e Baletit dhe Anatomia duke e çuar numrin e tyre 17 në total.





Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

21° / 13°
Pasnesër

23° / 13°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë