Flash: Kreu i PBDNJ-së, Dule, takim në Greqi me Venizelos: Diskutuam për reformën territoriale
Dule paralajmëroi largimin nga koalicioni qeverisës në rast të miratimit të reformës territoriale me ndarjen aktuale
Aktualitet
Gjykata e Lartë kthen për rigjykim dosjen e vrasjeve mes djemve të Rrugës së Kavajës
Arsim Lita është dënuar me 24 vjet burg për vrasjen e Zhupanit dhe Borovës
18 tetor 2013 20:32
Kthehet për rigjykim një nga dosjet e vrasjeve, mes djemve të rrugës së Kavajës.
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, plot dy vjet pas ekstradimit në Shqipëri të Arsim Litës, i dënuar me 24 vjet burg për vrasjen me 18 plumba të Ilir Zhupanit dhe plagosjes së Ilirjan Borovës, vendos të kthej dosjen për rigjykim.
Sipas vendimit të rikthimit të çështjes, gjyqtarët e dy shkallëve të gjyqësorit që dënuan Litën me 24 vjet burg në vitin 2005, kanë shkelur procedurën penale, duke dhënë një vendim të padrejtë...Për arsye proceduriale dhe të tjera si kjo, për Kolegjin Penal vendimi për vrasjen e ndodhur më 7 nëntor të 2001 në Bulevardin “Bajram Curri”, pranë urës së Ali Demit duhet të kthehet për rigjykim.
Për këtë atentat ku mbeti i vrarë Ilir Zhupani dhe u plagos Ilirjan Borova ndërsa shpëtoi mrekullisht Ardian Yzeiri, policia kishte shpall në kërkim Arsim Litën i cili më pas u dënua me 24 vjet burg. Vetëm pak vite pas dënimit, Lita u arrestua për llogari të shtetit shqiptar në Gjermani, nga ku u ekstradua në vitin 2011. Pas ekstradimit, Lita pretendon për pafajësi duke kërkuar prishjen e vendimit të dënimit, kërkesë që ju pranua nga Gjykata e Lartë.
Sipas dosjes voluminoze me nr.1939 që tashmë do të gjykohet nga treshja gjykuese e kryesuar nga gjyqtari Albert Meçe, i pandehuri Arsim Lita dyshohet se atentatin e ka kryer për llogari të grupit të Denis Ginës, i vrarë me antitankë në qershor të 1999...Ky krim, mendohet se ka qenë pjesë e vrasjeve mes djemve të rrugës së Kavajës, ku brenda dy viteve janë vrarë 6 persona.
Fillimishtë në pranverë të 1999 është vrarë Ervin Borova, vëllai i Ilirjanit, që dyshohej se është ekzekutuar nga Denis Gina dhe Median Shehu. Pak muaj më pas u vra Ergys Borova...Për këto vrasje, Ilir Bardhi dhe Genc Ferhati marrin hakun duke ekzekutuar me antitank në qershor të 1999 Denis Ginën dhe Median Shehun. Pas vrasjes dy të dyshuarit ua rrestuan dhe dënuan. Më pas, më 9 mars të 2000 është vrarë me snajper brenda qelisë së burgut Ilir Bardhi, për këtë vrasje është akuzuar Alban Dani i cili u vra vetëm pak muaj më pas në Durrës.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

31° / 20°
Nesër

32° / 21°
Pasnesër

32° / 21°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,74
102.78
EUR / LEK
0,24
140.26
GBP / LEK
3,46
174.94
CHF / LEK
0,85
115.48
JPY / LEK
0,91
101.4
Partnerë