Flash: Basha: Ilir Meta ka marrë rryshfet nga kompania që do mblidhte borxhet e CEZ
Kryetari i opozitës, Basha: Kërkojmë dorëheqjen e Ilir Metës dhe të dorëzohet para drejtësisë pa imunitet
Aktualitet
Qeveria miraton procedurat për njohjen e shtetësisë për bashkëkombësit
Berisha: Në 1 gusht nis procesi, bëjnë përjashtim shtetasit kosovarë. Miratohet rritja e pagës minimale me 11.3 %
03 korrik 2013 22:06
This text will be replaced
Qeveria ka miratuar sot vendimin për procedurat e përfitimit të shtetasve me prejardhje shqiptare me përjashtim të qytetarëve të Kosovës.
Në nisje të mbledhjes së radhës, Kryeministri Berisha sqaroi faktin se një vendim i tillë u shty, për shkak të zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit. 
“Me këtë akt Shqipëria është vendi i fundit që u ofron bashkëkombësve të vet atë që të tjerët ua kanë ofruar vite e vite me parë. Ky akt nuk duhet të konsiderohet nga askush si një akt tjetër veçse në interesin më të mirë të shqiptarëve të paqes. Ligji ekzistues parashikon marrjen e nënshtetësisë, por s’përcakton procedurën. Kërkojmë mirëkuptimin e kosovarëve në këtë proces, sespe është problemi i tyre jetik që liberalizimin e vizave me BE ta zbatojë në respekt të plotë me udhërrëfyesin e Komisionit Europian mbi një proces të tillë”, vuri në dukje kreu i qeverisë. 

Por ndalur në vendimin e sotëm, Kryeministri bëri me dije se se aplikimet për të gjithë ata që dëshirojnë të marrin shtetësinë shqiptare do të nisë nga data 1 gusht.
“Është një qëndrim i drejtë tepër i vonuar pasi këtë vendim e kam dekretuar në 17 korrik të 92. Ministria e Jashtme, Ministria e Brendshme duhet të marrin të gjitha masat të instalojnë në datën 1 gusht në të gjitha pikat e parashikuara shërbimin për aplikimin e qytetarëve me shtetësi për të marrë shtetësinë shqiptare.  Dhënien e shtetësisë për ata që investojnë 200 mijë dollarë në Shqipëri bëhet i paqenë pasi ky projekt vendim shtrihet në hapësirën e Shengenit dhe i intereson të gjithë shqiptarëve. Shqipëria duhet të miratojë një ligj tjetër për rezidentët sepse aktuali është jashtë standardeve” vlerësoi Berisha. 

Ky vendim, në gjykimin e kreut të ekzekutivit, në vijim të hapave të mëdha që ka bërë vendi në këto vite dhe në këtë këndvështrim Berisha theksoi faktin se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale.

Gjithashtu në këtë mbledhje u miratua dhe rritja e pagës minimale në masën prej 11.3 %. 
“Në përputhje me konventat ndërkombëtare, kjo rrugë bëhet e detyrueshme. Njëherësh përmirëson raportet e pagave në administratë”, theksoi Berisha.  
Live Stream
Moti
Sot

32° / 18°
Nesër

32° / 19°
Sondazh
Shqipëria mori mbështetjen më të vogël financiare nga BE në Samitin e Vjenës, duke u renditur e fundit në listë me 1.5 milion euro. Mendoni se ky vendim erdhi si pasojë e:
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-3,47
123.91
EUR / LEK
-0,09
139.43
GBP / LEK
-2,63
194.33
CHF / LEK
-0,02
129.53
JPY / LEK
-1,46
100.69
Partnerë