Flash: Policia e Vlorës sekuestron mbi 100 kg lënde narkotike e llojit marijuanë
Policia e Vlorës sekuestroi mbi 100 kg marijuanë dhe zbuloi një laborator në zonën e Novoselës ku paketohej lënda narkotike
Aktualitet
Kupa e Konfederatave në Brazil
Italia është e shqetësuar nga sjellja e Mario Balotelit
11 qershor 2013 11:35
Të shtunën fillon Kupa e Konfederatave në Brazil dhe Italia është e shqetësuar nga sjellja e Mario Balotelit.
Trajneri Çezare Prandeli ka deklaruar se nuk ka asnjë justifikim për përjashtimin me karton të kuq të Balotelit në miqësoren ndaj Republikës Çeke, që përfundoi 0-0.
Sipas trajnerit italian, nuk mund të ketë vetëgjyqësi në fushë dhe Baloteli duhet të ndreqë sjelljen e tij.
Të kaltrit janë tashmë në Brazil ku do të luajnë ndeshjen e parë ndaj Meksikës ditën e diel.
Në Kupën e Konfederatave marrin pjesë 8 skuadra, të ndara në dy grupe.
Në grupin A janë Brazili, Italia, Meksika e Japonia, ndërsa në grupin B janë Spanja, Uruguaj, Tahiti e Nigeria.
Janë thirrur kampionët e kontinenteve, kampionia e botës, Spanja, si dhe vendi organizator Brazili.
Italia ka ardhur si finaliste e Euro 2012, meqë Spanja doli edhe kampione e Europës.
Ndeshja e parë është Brazil-Japoni të shtunën dhe skuadra vendase është me moral të lartë pas fitores 3-0 në miqësoren e fundit ndaj Francës.
Kombëtarja braziliane fitoi ndaj Francës për herë të parë pas 21 vjetësh dhe trajneri Skolari duket se po gjen ekuilibrat e duhur në skuadër. Gjithsesi, synimi kryesor për “selesaon” është Kupa e Botës e vitit të ardhshëm që mbahet po në Brazil.
Live Stream
Moti
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,88
118.1
EUR / LEK
0,10
140.08
GBP / LEK
-0,39
178.72
CHF / LEK
0,23
116.64
JPY / LEK
1,76
99.17
Partnerë