Flash: Presidenti Nishani: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i drejtë
Nishani në Facebook: Drejtësia, kur nuk është e tillë, më shumë dëmton se sa bashkon popujt
Aktualitet
Zyrtarët debitorë për taksat e makinave
Olldashi kërkon ndjesë, paguan detyrimin
05 janar 2013 15:14
Zyrtarë të lartë të shtetit vonojnë prej vitesh të paguajnë taksat vjetore të makinës. Agjensia e Lajmeve Balkan Insight, ka publikuar një listë të Drejtorisë së Shërbimit të Transportiti Rrugor ne muajin prill te 2012, ku renditen 45 deputete që nuk paguanin detyrimet e makinës së tyre. Dhjetëra deputetë të majtë e të djathtë rezultojnë debitorë prej disa vitesh. Mes tyre bien në sy emrat e Presidentit Bujar Nishani dhe Kryeparlamentares Jozefina Topalli.
I kontaktuar nga abc neës, drejtori i përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Arben Pinari sqaron që bëhet fjalë për një listë të vjetër të debitorëve, e cila është publikuar dhe dërguar në Drejtorinë Tatimore 8 muaj më parë. Pinari, konfirmon se një pjesë e mirë e detyrimeve janë paguar tashmë. Ai bën të ditur, se pas verifikimeve te fundit, rezulton se janë paguar detyrimet për makinën e kryeparlamentares Topalli, e cila nuk rezulton më si debitore. Po ashtu, edhe presdienca ka reaguar, duke sqaruar se automjeti i zotit Nishani nuk është përdorur asnjëherë, megjithëse taksat janë paguar.
Lajmi i publikuar nga agjencia e lajmecve “Balkan Insight” përfshin edhe ministra. Aldo Bumci, Vangjel Tavo, Ridvan Bode dhe Sokol Olldashi nuk i kanë paguar taksat e regjistrimit të automjeteve të tyre personale në tre vitet e fundit. Po ashtu janë disa deputetet demokratë e socialiste që nuk kanë paguar taksat që prej disa vitesh.
Kjo është lista e deputetëve që nuk paguajnë taksat deri në prill të vitit të kaluar.
Kryeson deputeti Eduard Shalsi, i cili nuk paguan taksën për automjetin e ti personal me targë 61 94 F që nga viti 2003, pra per per thuajse 9 vjet me radhë.
Deputetët Luan Skuqi, Ilir Bano, Arta Dade nuk i paguajnë këto taksa që prej vitit 2005, pra per 7 vjet.
Ka pasur edhe një reagim nga deputetit i PS-së, Erjon Brace, i cili shkruan në FB, se makina e tij nuk ka taksa të papaguar, pasi është e re dhe detyrimet për të janë minimale.

Olldashi kërkon ndjesë, paguan detyrimin
Në listën e publikuar në media për deputetët që nuk paguajnë taksa, rezultoi edhe vetë Ministri i Transporteve Sokol Olldashi. Në një njoftim për shtyp Olldashi ka reaguar menjëherë. Ai kërkon publikisht ndjesë për këtë fakt i cili është thjesht një shkujdesje njerëzore që, gjithsesi, nuk duhet të kishte ndodhur. Sot në mëngjes ai ka paguar në zyrën e taksave të Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, në Prezë detyrimin e prapambetur për vitin 2012 në vlerën 6.348 lekë.
Duke kërkuar edhe një herë ndjesë për këtë pakujdesi, ministri Olldashi siguron se kjo nuk do të ndodhë më.

Reagon Presidenca: Njoftimi i pasaktë
Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës ka reaguar menjëherë pas publikimit të mospagimit të taksave të automjetit privat të Presidentit Nishani, duke e quajtur njoftimin të pasaktë dhe duke e bashkangjitur këtë me dokumentacionin përkatës.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se:
“Në lidhje me njoftimin e dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, për mospagimin e taksave të automjetit privat nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani për vitin 2010, Drejtoria e Informimit Publik e Institucionit të Presidentit të Republikës sqaron se ky njoftim është i pasaktë. Këto taksa për vitin 2010, janë paguar në mënyrë korrekte”.





Live Stream
Moti
Sot

22° / 10°
Nesër

24° / 11°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë