Flash: Presidenti Nishani: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i drejtë
Nishani në Facebook: Drejtësia, kur nuk është e tillë, më shumë dëmton se sa bashkon popujt
Aktualitet
Prehet në Mauzoleumin e familjes mbretërore Mbreti Zog
Nishani: Shtoi premisat për shtet modern, Jahjaga: Nën udhëheqjen e tij vendi përparoi
17 nëntor 2012 20:33
Mbreti Zog, i cili ndërroi jetë në vitin 1961 në moshën 65-vjeçare në Francë, do të rivarroset në atdhe pas një vendimi të qeverisë në kuadër të përvjetorit të njëqindtë të Pavarësisë.

Rivarrosja në Mauzoelum
Rreth orës 12.05 makina funebre u nis drejt Mauzoleumit të familjes mbretërore, i cili u përuruar sot në një ceremoni të veçantë me praninë e Presidentit Nishani, Kryeminitrit Berisha, Kryeparlamentares Topalli dhe presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga. Kjo ceremoni nisi me fjalimin e pjesëtarit i Familjes Mbretërore Princi Leka,e cila u pasua nga një fjalim i presidentes së Kosovës Atifete Jahjaga dhe në fund nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.
Ceremonia e vendosjes së eshtrave në banesën e fundit u shoqërua me të shtëna nga pushkatarët e Ministrisë së Mbrojtjes.

Nishani: Mbreti Zog shtoi premisat për një shtet modern
Në fjalën e tij në ceremoninë përkujtimore në Mauzoleum, presidenti i republikës Bujar Nishani theksoi rëndësinë e figurës së mbretit Zog.
Ai tha se Mbreti Zog i Parë ishte njeriu që për pak vjet nisi ta bënte Shqipërinë me të gjithë atributet e një shoqërie që përfaqësonte qytetërimin.
“I dha shtetit shqiptar kodin civil e penal dhe vendosi mbretërimin e ligjit, forcoi monedhën vendase shtoi premisat për një shtet modern”- theksoi kreu i shtetit.
“Shqipëria në kujtesën e saj shënon edhe një figurë të rëndësishme atë të Ahmet Zogut. Me historinë mund të sillesh në shumë mënyra, mund ta harrosh, por kujton që harresa kishte qënë një aventurë, mund edhe të provosh ta manipulosh, shtrembërosh, që edhe kjo është gjithmonë afatshkurtër në përpjekjen e atij që e bën. Sepse mund të mos e përfillësh t’i historinë, por nuk të lë historia ty, të ndëshkon për gabimet dhe të shpërblem për meritat. Sot nderojmë të parin dhe të vetmin mbret të shqiptarëve Ahmet Zogun. Mbreti ynë shtetin e bëri vetë”, u shpreh Nishani.
Në fund të fjalës së tij kreu i shtetit shqiptar tha se: “Ia kishim borxh, u prehtë në paqe”.

Jahjaga: Nën udhëheqjen e Mbretit Zog vendi përparoi
Në fjalën e saj në ceremoninë përkujtimore në Mauzoleum, presidentja e kosovës Atifete Jahjaga vlerësoi kontributin e Mbretit Zog i parë në përparimin e vendit. Ajo shprehu mirënjohjen që mbreti Zog mirëpriti kosovarët e larguar me dhunë dhe kontribuoi për sundimin e ligjit.
“Prehja në vendin tonë e të gjithë atyre burrave dhe grave që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë është një amanet i mbetur peng dhe ne duhet ta kryejmë me krenari. Kthimi i eshtrave të mbretit Zog simbolizon drejtësinë hyjnore, paqen politike dhe bashkimin kombëtar”, tha Jahjaga.
Sipas kryetares së shtetit të Kosovës ishte obligim i politikës së sotme që të kthente në Atdhe eshtrat e mbretit që vetë shqiptarët e zgjodhën

Berisha: Vepra e Mbretit Zog të bashkojë shqiptarët
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka kryer homazhe rreth orës 11:45. Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.
Pasi nderoi figurën e Mbretit Zog I, në ceremoninë e homazheve që u mbajtën tek Pallati i Brigadave, kryeministri i vendit Sali Berisha, u shpreh se sot të gjithë shqiptarët përulen përpara veprës dhe kontributit të Ahmet Zogut.

“Sot mbarë kombi shqiptar, shqiptarët në të gjitha trojet etnike e kudo që ndodhen, nderojnë e përulen para veprës dhe kontribuit të njërit prej burrave më të shquar të historisë së tyre kombëtare, Mbretit Zog I, që rikthehet në Atdheun e tij pas mërgimit prej së gjalli dhe së vdekuri në dhera të tjera. Shqiptarët përulen me nderim të madh para burrit që jetësoi Pavarësinë e Shqipërisë”, tha Berisha.
Sipas kryeministrit është një rastësi e bukur që mbreti Zog i rikthehet në atdhe në ditnë e clirimit të Tiranës.
“Ahmet Zogu nderohet sot për ndërtimin e shtetit shqiptar, kontributin historik që dha. Ahmet Zogu do të nderohet gjithnjë nga shqiptarët për kontributin e tij të jashtëzakonshëm, për vokacionin e tij perëndimor. Në këtë kontekst nëse do bënim një vlerësim në raport me rrethanat ku jetoi, përpjekjet e tij për zhvillimin e shqiptarëve janë mbinjerëzore”, vijoi kryeministri.
Për kreun e qeverisë, kontributi që mbreti Zog i dha për shqiptarët e shtetin e tyre duhet t’I bashkojë sot ata, në vend që t’i përcajë.
“Kontributi dhe vepra madhore e Ahmet Zogut duhet t’i bashkojë shqiptarët e të gjitha bindjeve, pavarësisht nga inoktrinimet, të vërtetat historike është më mirë ti mësosh vonë se kurrë. Kush ka frikë nga eshtrat e monarkut i them që ke mbetur nën lëkurën e Enverit”, përfundoi ai.

Homazhet në Pallatin Mbretëror
Në Pallatin Mbretëror, prej orës 10.00-12.00 u zhvilluan homazhet në nderim të Mbretit Zog. Princi Leka II dhe anëtarë të tjerë të familjes mbretërore presin vizitorët që po nderojnë figurën e Mbretit Zog I, ndërsa jashtë Pallatit të Brigadave radhë të gjata njerëzish, u përkulën me nderim para eshtrave të Mbretit Zogu I.

Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe personalitete të politikës shqiptare dhe personalitete nga Kosova e Maqedonia. Të pranishëm në homazhe ishin presidenti i republikës Bujar Nishani, Kryeparlamentarja Jozefina Topalli, Kryeministri Sali Berisha, presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe shumë personalitete të tjera.
Deputetja Rajmonda Bulku ishte ndër të parët që kreu homazhe. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe përfaqësues të tjerë të kësaj partie mbërritën rreth orës 10:40 në Pallatin e Brigadave. Ata vendosën kurora me lule në nderim të figurës së mbretit Zog. Në ceremoninë e homazheve morën pjesë edhe përfaqësues nga Lugina e Preshevës.

Rreth orës 11:00, kryebashkiaku Lulzim Basha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij kryen homazhe për Mbretin Zog I. Në ceremoni ishte edhe ministri i Mjedisit Fatmir Mediu.
Rreth orës 11 e 30 ministrja e Integrimit Majlinda Bregu me bashkëshortin e saj kanë kryer homazhe, ndërsa 5 minuta më vonë në Pallatin e Brigadave kanë mbërritur Monika Kryemadhi e Petrit Vasili i LSI-së. Rreth orës 11:37 figurën e mbretit Zog e ka nderuar edhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli.
Kryeministri Sali Berisha i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Liri Berisha ka kryer homazhe rreth orës 11:45. Pasi është përshëndetur me Princin Leka II, kreu i qeverisë ka lënë një mesazh në librin e ngushëllimeve.

Në orën 19.00 deri në orën 20.30 Presidenti i Republikës shtroi një darkë për pjesëmarrësit dhe familjarët në Pallatin e Brigadave duke i bërë të gjitha nderimet një figure të shquar të historisë në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, mbretit Ahmet Zog i Parë.

Eshtrat e mbretit Zog u pritën në një ceremoni zyrtare shtetërore një ditë më parë në aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza në praninë e familjes mbretërore dhe ministrit të brendshëm Flamur Noka, ministrit të mbrojtjes Arben Imami, ministrit të Turizmit kulturës rinisë dhe sporteve Aldo Bumci dhe kryetarit të Partisë Lëvizja e legalitetit Ekrem Spahija.

Live Stream
Moti
Sot

22° / 10°
Nesër

24° / 11°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë