Në mbledhjen e sotme të qeverisë Kryeminsitri Berisha duke folur për herë të parë pas vrasjes së kryekomisarit të Shijakut Adem Tahiraj, propozoi të dërgojë në parlament ligjin i cili përcakton dënim përjetë ndaj çdo atenatori apo vrasësi të policisë, ndërsa shprehu besimin se opozita do ta votojë këtë ndryshim
“Kryekomisari u vra në krye të detyrës, se po garantonte rregullin e sigurinë në zonë ku drejtonte unë propozoj, që të dërgoj ligjin në parlament, që të përcaktojë dënim përjetë ndaj çdo atenatori apo vrasësi të policëve dhe unë shpresoj se opozita do ta votojë këtë ndryshim”- deklaroi shefi i qeverisë, i cili iu drejtua ministrit të Drejtësië për ta dërguar sa më parë në parlament këtë nen, duke i dhënë në këtë mënyrë mbështetjen maksimale që policia meriton.
“Ne nuk kemi ndëshkim kapital, por ne kemi ndëshkim përjetë”- vijoi Berisha i cili i shprehu policisë mbështetjen më të fuqishme dhe vlerësimin më maksimal të qeverisë.
“Shkalla e zbulimit të krimit është absolutisht e niveleve më të larta që ekzistojnë. Kjo shkallë goditjeje flakë për flakë është e niveleve më të larta” – u shpreh Berisha i cili shtoi se problem madhor dhe i tmerrshëm është krijuar gjatë këtyre viteve të fundit në raste të caktuara nga organet e drejtësisë.
Ai shprehu vlerësimin për gjykatën e krimeve të rënda, pa punën e së cilës Shqipëria nuk do të realizonte asnjë prej objektivave madhorë, si shpartallimin e 206 bandave për 18 muaj, anëtarësimi në NATO apo liberalizimin e vizave.
“Kanë qenë një grup gjyqtarësh dhe prokurorësh që kanë bërë maksimumin për të zbatuar ligjin, por raste të tjera jo aq të pakta të komprementimit të thellë të segmenteve nga politika janë realitet”- deklaroi ai ndërsa akuzoi drejtuesit e KLD-së Bamir Topin dhe Kreshnik Spahiun për vrasëin e kryekomisarit të Shijakut.
“Vrasësi i kryekomisarit rezulton se ishte liruar me kërkesë të drejtuesit të KLD-së, Topit dhe faqeziut të tij. I duhej për të kërcënuar kushërinjtë e tij për t’u bllokuar kushërinjtë, se nuk merrte dot pasurinë që u takonte.
Gjykatësi tjetër kishte liruar të dënuarin me 20 vrasje dhe shpërblehej me emërimin inspektor në KLD” nënvizoi Berisha, teksa bëri thirrje që raste të tilla të mos përbaltin sistemin e drejtësisë.
“Ndiqeni këtë rast, prokuroria ka qendruar, pavarësisht kërcënimeve, ka dëshmuar ndërgjegje personale. Nuk ka kërkuar eskortë, ka patur mburojë ligjin, por hanxahrët e KLD-së kishin kërkuar moszbardhjen e vendimit. Janë tre fëmijë që humbën babain e tyre. Efektivat e policisë humbën njërin nga kryekomisarët më të ndershëm, më të vendosur, sepse krimi në pushtet duhet të lironte vrasësin”- akuzoi kryeministri i cili tha se policia ka të gjithë mbështetjen, vendosmërinë e saj për t’i dhënë përgjigjen e merituar.
Berisha: Vrasja për hakmarrje të marrë ndëshkim maksimal
Ndëshkim maksimal edhe për vrasjen për hakmarrje ka propozuar kryeministri Berisha në mbledhyjen e qeverisë, i cili ka theksuar se nuk mund të shkohet përpara më këtë trashëgimi negative. Sipas tij na takon të kemi një denim më të veçantë për këtë cështje, sepse kombet e tjera nuk e kanë pasur këtë ligj.
“Ata të cilët vrasin për hakmarrje, udhëhiqen nga demonë të urrejtjes, egërsisë njerëzore. Nëqoftë se ka një fakt shumë domethënës është mbidyfishimi i popullatës së burgjeve. Ka rënie drastike, por edhe ato të veçanat janë lëndues”- u shpreh shefi i ekzekutizivit.
Berisha përmendi vrasjen e vajzës në Dukagjin për gjakmarrje, që sipas tij prita ndaj saj është pritë ndaj një shoqërie të lirë.
Qeveria ndihmë financiare për familjen e Kryekomisarit Tahiraj
Qeveria shqiptare vendosi dhënien e ndihmës financiare, prej 5 000 000 (pesë milionë) lekësh, për familjen e të ndjerit, Adem Haxhi Tahiraj, ish - punonjës i Policisë së Shtetit, vrarë në krye të detyrës. Kështu, në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, dhe të nenit 13, të ligjit nr.10 487, datë 5.12.2011, “Për buxhetin e vitit 2012”, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi gjatë mbledhjes së sotme dhënien e kësaj ndihme financiare.