Flash: Arrestohet ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto
Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për ish-drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve, pasi akuzohet për korrupsion pasiv
Aktualitet
Berisha përuron Universitetin e Beratit: Shqipëria do zërë vendin e saj si Shqipëri e dijes
Kryeministri tha se qeveria e tij do bëjë gjithçka për numër të pakufizuar studentësh
16 shtator 2012 13:41
Kryeministri Sali Berisha ka marrë pjesë në përurimin e Universitetit të Beratit, i cili përkon edhe me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Në fjalën e tij shefi i qeverisë theksoi se ky universitet përbën një nga ngjarjet më të mëdha në shumë shekuj në këtë qytet dhe ngjarje madhore në historinë e përpjekjes së shqiptarëve në Shqipërinë e dijes dhe zhvillim të madh për kombin shqiptar. Ai tha se universiteti ishte tempulli që i mungonte qytetit dhe përshëndeti presidentin e këtij universiteti Astrit Velija për këtë dhuratë të madhe që i beri kombit dhe mbarë njerëzimit, si qytet i kulturës dhe të ardhmes së tyre të ndritur.
“Shqipëria ka potenciale të jashtëzakonshme, por ajo do jetë zonjë mes kombeve vetëm si Shqipëri e mendjes, dijes dhe ideve. Shqipëria e dijes ndërtohet duke bërë të vërteta ëndrrat e të rinjve për të hyrë në banesën e dijes “- deklaroi kryemisnitri i cili shtoi se vite më parë numri i studentëve ishte shumë i vogël sesa i atyre që sot studiojnë në universitet private. Vite më parë 52 mijë studentë, kishim ¼ e sudentëve për banor dhe në hark të shkurtër kemi 164 mijë studentë”- vijoi kryeministri i cili tha se qeveria e tij do bëj gjithçka që ky numër të jetë pakufizuar, pasi sipas tij askush s’duhet të trembet nga dija dhe arsimi.

Berisha fton studentët: Bashkohuni për interesin kombëtar

Por duke e lidhur përurimin e këtij universiteti me 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë kryeministri Berisha u bëri thirrje studentëve që para së gjithash të vënë interesin kombëtar dhe të jenë të bashkuar për të.
“Ky vit është viti i 100 vjetorit të pavarësisë dhe na mbush me krenari të madhe që ne të festojmë të sot 100 vjetorin. Ne jemi sot 100 vjeçarë sepse shqiptarët derdhën gjak e sakrifica për shtetin shqiptar të pavarur, për Kosovën e lirë dhe të ardhmen evropiane”- u shpreh Berisha i cili ftoi studentët:
“Ju ftoj të mos harroni kurrë se për njeriun e lirë, interesi më madhor është interesi kombëtar, të mbroni interesin kombëtar, të jemi më të bashkuar se kurrë rreth këtij interesi”.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë personalitet ë larta në vend, pedagogë dhe studentë të cilët falënderuan kryeministrin Berisha për rëndësinë dhe mbështetjen që i ka dhënë arsimin privat si një nxitës dhe përkrahës i vlerave madhore.

Universiteti i Beratit
Universiteti i Beratit është një institucion privat, i pavarur dhe laik i Arsimit të Lartë, i cili operon me tarifa shtetrëore.
Liçensuar me Vendim të Këshillit të Ministrave, Nr. 697 të datës 18.06.2009, ai hapi dyert në vitin akademik 2009- 2010, duke ofruar programe studimi në dy Fakultete: Fakultetin e Shkencave Shoqërore me Programet Mësimore në Shkenca Juridike, Shkenca Politiko-Administrative dhe Psikologji e Përgjithshme si edhe Fakultetin e Ekonomisë me Programet Mësimore në Financë-Bankë dhe Administrim-Biznes. Gjatë vitit të parë akademik, ndoqën studimet rreth 1000 studentë.

Një vit më vonë ky institucion ofroi diploma të reja universitare në programet e studimit: Mësuesi për Arsim Parashkollor, Mësuesi për Arsim Fillor, Gjuhë Angleze, Infermieri, Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni, duke e finalizuar kështu vitin akademik 2010-2011 me hapjen e dy fakulteteve të reja: Fakulteti i Shkencave Mjekësore dhe Fakulteti i Arkitekturës dhe Inxhinierive.

Viti akademik 2010- 2011 e gjen Universitetin e Beratit me rreth 2600 studentë në ciklin e parë të studimit. Që në vitin e parë të krijimit të tij dhe në vazhdim, ky institucion vuri në qendër të jetës akademike promovimin e produktit intelektual dhe shkrirjen e mësimit me kërkimin shkencor. Nëpërmjet prezantimeve, hulumtimeve dhe shkëmbimit , Universiteti orienton dhe nxit identifikimin dhe zhvillimin e projekteve të cilat do të konsolidojnë edhe njëherë qëllimin e tij parësor, atë të zhvillimit shkencor dhe kërkimor drejt cilësisë më të mirë.

Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë parlamentare janë përfshirë në diskutimet për reformën zgjedhore në funksion të zgjedhjeve të 18 qershorit. Mendoni se debati mes tyre për votimin dhe numërimin elektronik në këto zgjedhje do të prodhojë konsensus?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,44
126.86
EUR / LEK
1,89
136.34
GBP / LEK
-1,12
158.46
CHF / LEK
1,55
127.33
JPY / LEK
2,07
112.14
Partnerë