Flash: Partia Republikane do të marrë pjesë si forcë e vetme në zgjedhjet e 25 qershorit
Partia Republikane nuk ka pranuar ftesën e kreut të PD Lulzim Basha për të garuar nën siglën e PD në 25 qershor
Aktualitet
Dosja e Ilir Xhakes i kalon krimeve të Rënda
Vrasësi i shefit të komisariatit të Shijakut do transferohet në Tiranë
15 shtator 2012 18:41
Dosja e Ilir Xhakës, i arrestuar për vrasjen e shefit të komisariatit të policisë së Shijakut, Adem Tahiraj, i ka kaluar Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Pas marrjes në pyetje gjatë ditës së premte dhe gjatë ditës së shtunë, sipas burimeve të abc neës, Xhaka, është parashikuar të përballet me Gjykatën e Krimeve të Rënda në Tiranë, paraditen e të hënës nëse nuk do të ketë të patritura në ecurinë hetimore.

Ndërsa vazhdon të jetë në kërkim i dyshuari si bashkëpuntor i Xhakës në krim, Oltion Krasnaj, nipi in Xhakës.

Vetë Xhaka, në dëshminë e tij për prokurorët ka ruajtur linjën e një krimi të kryer në gjaknxehtësi e sipër, gjatë debatit me kryekomisarin Tahiraj.

Burimet thanë se Xhaka, pretendon se nuk ka qenë I pranishëm në momentet e para kur kryekomisari së bashku me shoferin dhe inspektorin e zonës kishin ndaluar nipin e tij për një kontroll.

Xhaka, ka pretenduar se është thirrur nga nipi dhe kur ka shkuar e ka gjetur këtë të fundit duke debatuar me Tahirajn. Ndërsa ka vijuar se është përfshirë edhe vetë në debat ku ka patur edhe të shara.

Por, burimet thanë se më tepër se një dëshmi e sinqertë pretendimet e Xhakës, kryhen për të patur një pozitë të lehtë para gjykatës.

Të njëjtat burime saktësuan se plagët me armë zjarri që shkaktuan vdekjen e kryekomisar Tahirajt janë në brinjës në pozicion nga pas dhe në krahë.
Xhaka mbahet i zoluar në ambiente të sigurisë së lartë në drejtorinë e policisë së Durrësit prej nga do të transportohet në gjykatën e krimeve të rënda në Tiranë në ditën e masës së arrestit.

Kryekomisari Adem Tahiraj, u shpall Dëshmor dhe pasi ju bënë homazhet nderuese, trupi i pajetë u preh në Varrezat e Dëshmorëve të Kombit.
Live Stream
Moti
Sot

25° / 16°
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë