Aktualitet
Moti i nxehtë edhe në ditët në vijim
Temperaturat do të arrijnë deri në 38.39 gradë celcius.
20 gusht 2012 12:05
Stina e verës do të vazhdojë të karakterizohet nga temperaturat e larta të përshtatshme për pushimet tuaja. Sipas Meteoalb që nga fundjava valët e të nxehtit afrikan kanë përfshirë të gjithë Mesdheun dhe një pjesë të mirë të rajonit të Gadishullit të Ballkanit, edhe në territorin shqiptar
është ndjerë kjo që nga dita e djielë, duke patur një rritje të menjëhershme të temperaturave.
Parashikohet që deri në datë 27 gusht do të mbetemi me këto temperatura të larta dhe me mot të kthjellët.

Sipas Meteoalb më problematike do të mbeten zonat e ulëta, kryesisht qytetet si Tirana, Lezha, Fieri, Berati, Lushnja, Gjirokastra ku do të shënohen edhe temperaturat më të larta.
Ndërsa në fund të gushtit, rreth datës 27, 28, pritet një qarkullim tjetër i masave ajrore nga veri, veriperëndimi i kontinentit që do të sjellë edhe ndryshimin e temperaturave dhe vranësira e shira në territor,por që do të mbeten shira vere afatshkurtër.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

35° / 23°
Nesër

34° / 22°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,42
105.51
EUR / LEK
0,74
141.29
GBP / LEK
0,03
164.76
CHF / LEK
1,79
114.67
JPY / LEK
3,48
111.03
Partnerë