Flash: Kryesia e PS vendosi që Asambleja Kombëtare do të mblidhet më datën 23 dhjetor
Në Asamblenë e PS, pritet që Koço Kokëdhima të shkarkohet si Sekretar për Reformën Strukturore dhe Emigracionin
Aktualitet
Presidenti Nishani mesazh urimi nga homologu gjerman
“Gjermania mbështet Shqipërinë për marrjen e statusit”
08 gusht 2012 18:09
Gjermania ka garantuar mbështetjen e saj për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian të Shqipërisë. Një garanci e tillë i është dhënë Presidentit, Bujar Nishani nga Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë, Joachim Gauck. Presidenti gjerman Gauck ka uruar Presidentin me rastin e marrjes së detyrës së Tij në krye të shtetit shqiptar. Në këtë mesazh, Gauk është shprehur se "fillimi i Presidencës Suaj përkon jo vetëm me 100-vjetorin e pavarësisë së vendit Tuaj, por edhe me përvjetorin e 25-të të lidhjes së marrëdhënieve diplomatike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë, të cilat unë dëshiroj t'i zhvilloj më tej së bashku me Ju!". Ndërkohë presidenti gjerman e siguron Presidentin Nishani se “Gjermania do të qëndrojë në krah të vendit tonë edhe në kuadër të përpjekjeve ende të domosdoshme për dhënien e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian”. 
Gjithashtu, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë këtyre ditëve ka marrë mesazhe urimi nga Presidenti i Indisë, Pratibha Devisingh Patil; Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Lartësia e Tij, Sheiku Sabah Al Ahmad Aj Jaber Al Sabah dhe Princi i Kurorës, Sheiku Sabah Al Ahmad Al Jaber Al Sabah; Presidenti i Maltës, Dr. George Abela dhe Sulltani i Sulltanatit të Omanit, Qaboos bin Said.
Live Stream
Moti
Sondazh
Pas miratimit të reformës në drejtësi, a mendoni se qytetarët do të kenë më shumë besim tek drejtësia?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
3,52
127.66
EUR / LEK
-0,94
135.81
GBP / LEK
5,66
157.53
CHF / LEK
0,94
126.6
JPY / LEK
-4,03
115.31
Partnerë