Flash: Mazhoranca miratoi sot në Parlament taksat e reja dhe projekt-buxhetin e shtetit për vitin 2015
Përveç paketës fiskale dhe pr/buxhetit për vitin 2015, në parlament u miratua edhe ligji për Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe Avokatin e Popullit
Aktualitet
Vrasja në Tiranë e Fatbardha Tafaj, policia shoqëron 116 persona
Në hetime janë përfshirë oficerë të Drejtorisë së Krimeve të Rënda
08 gusht 2012 12:21
Shkon në 116 numri i të shoqëruarve nga policia, ndërsa numri i motorrëve me ngjyrë të zezë dhe me ngjashmëri me atë që u përdorën nga dy grabitësit vrasës mbrëmjen e të martës. Krahas oficerëve të komisariatit numër 2 të Policisë së Tiranës dhe ata të zbulimit të vrasjeve, në grupin e hetimit janë përfshirë oficerë të drejtorisë së krimeve të rënda. 
Burimet policore thanë se janë duke u verifikuar dëshmitë e të shoqëruarve, ndërsa nuk ishte arritur të identifikohej ende ndonjë i dyshuar konkret për vrasjes e Fatbardha Tafajt, dhe plagosjen e motrës së saj Lumturie Gjana. 
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 18:45 të mbrëmjes së të mërkurës. Dy motrat që shoqërohen nga 3 fëmijët e tyre janë sulmuar nga dy grabitësist me motorr që kërkonin ti merrnin me forcë varësen nga qafa Fatbardhës. Kjo e fundit e ka kapur dhe është ndihmuar nga motra e saj, ndërsa grabitësi tjetër I ka sulmuar me thikë. 
Fatbardha Tafa, nënë e dy fëmijëve, kishte ardhur për të kaluar pushimet në Shqipëri dhe të takohej me familjarët e saj. Fatbardha kishte 5 vjet që jetonte në Itali, dhe të martën kishte ardhur për të takuar dhe qëndruar tek e motra e saj Lumturia. 
Kjo e fundit I ka nxjerrë bashkë me fëmijët për në lulishten e ish Fushës së Aviacionit, pa e ditur se kur do të ktheheshin, ato do të sulmoheshin nga grabitësit e femrave, pikërisht në rrugën Abedin Rexha, që lidh ish fsuhën e aviacionit me Unazën e Re.
Ndërkohë policia e Tiranës është mobilizuar në goditjen e grupeve të grabitësve të femrave. Lirim Çekiçi, 18 vjeç dhe Flamur Puçi, 23 vjeç, të cilët vinin nga Dibra për të gerabitur në Tiranë janë arrestuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë së Kombinatit. 
Ndërsa policia rrugore ka nisur një aksion për bllokimin e motorrëve pa dokumenta dhe targa identifikuese që përdoren rëndom në të tilla grabitje. Deri në mesditë ishin bllokuar 40 motorrë.
Live Stream
Moti
Sot

19° / 12°
Nesër

21° / 14°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë