Flash: LSI paraqiti në KQZ kërkesën ankimore për pavlefshmërinë e zgjedhjeve për Bashkinë e Vorës
KQZ pranoi kërkesën ankimore e LSI për pavlefshmërinë dhe përsëritjen e zgjedhjeve për Vorën, shqyrtimi do bëhet nesër
Aktualitet
Automjeti del nga rruga, humb jetën çifti nga Kosova
Aksidenti i rëndë, mbetet i plagosur dhe djali 9 vjeç
01 gusht 2012 10:40
Një çift bashkëshortësh nga Kosova kanë humbur jetën pasi automjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga dhe përfundoi disa metra jashtë saj. Aksidenti ndodhi rreth orës 4 të mengjësit të së mërkurës në Rrugën e Kombit në afërsi të Milotit ndërsa viktimat janë Tafil Sele 41 vjeç dhe bashkëshortja e tij Feride Sele 39 vjeçe, ndërsa ka mbetur i plagosur edhe fëmija i tyre 9 vjeçar Fatjon Sele. 
Familja Sele ka qenë duke udhëtuar drejt Shqipërisë me një automjet tip hondai me targa gjermane por në hyrje të Milotit 41 vjeçari Tafil Sele ka humbur drejtimin e mjetit si pasojë e shpejtësisë së madhe dhe përgjumjes, duke u përplasur fillimisht me barrierat mbrojtëse e më pas ka dalë jashtë rruge duke përfunduar poshtë rruge. 
Përplasja e mjetit ka qenë e fuqishme duke sjellë vdekjen e menjëhershme të drejtuesit të saj Fadil Sele, ndërsa bashkëshortja e tij ka gjetur vdekjen gjatë transportimit për ëe Spitalin Ushtarak të Tiranës. 
Nga ky aksident mbeti i plagosur edhe djali i tyre i cili ka qenë në sediljen e pasme, dhe është transportuar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Live Stream
Moti
Sot

27° / 18°
Nesër

30° / 18°
Sondazh
A ishin këto pritshmëritë për 61 kryetarët e rinj të bashkive, nisur nga rezultatet paraprake për zgjedhjet vendore të 21 qershorit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,63
129
EUR / LEK
0,03
140.98
GBP / LEK
-1,09
197.72
CHF / LEK
0,01
136.29
JPY / LEK
-1,51
104.09
Partnerë