Flash: Kreu i PD, Basha u takua me raporterin për Shqipërinë në PE, Fleckenstein për zgjidhjen e ngër
Pas takimit me Bashën, raporteri për Shqipërinë, Fleckenstein: Jam optimist që javën tjetër opozita do jetë në Kuvend
Aktualitet
Dy aksidente në vend, rregjistrohen dy të vdekur një i plagosur
Ngjarjet rregjistrohen në Shkodër dhe Lushnje
15 korrik 2012 17:28
Një i vdekur dhe një i plagosur është bilanci i  aksidentit të ndodhur mbrëmjen e së shtunës në aksin nacional Shkodër -Hani Hotit, në segmentin Shtoj i Ri. Një automjet tip “benz” me targa AA 565 DH është përplasur me një fuoristrade me targa MA 2249 B, e si pasojë e përplasjes ka humbur jetën drejtuesi i mjetit “benz” Besnik Burgaj, oficer i policisë kufitare, ndërsa ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i fuoristradës, Isa Rama, kryetari i komunës Qendër Koplik. Bluzat e bardha bëjnë të ditur se gjendja shëndetësore e të plagosurit Isa Rama, paraqitet e rëndë por ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia akoma nuk ka dalë në një version të saktë mbi shkaqet e ngjarjes, paraprakisht mësohet se mjeti tip “benz” që po vinte drejt Shkodrës ka tentuar të hynte në një kthesë, ndërsa mjeti tip fuoristradë që po shkonte drejt Malësisë së Madhe është përplasur dhe  drejtuesi ka humbur kontrollin pas përplasjes dhe mjeti ka përfunduar pak metra poshtë në një kanal. Aksidenti tjetër është shënuar në orët e para të mëngjesit me pasojë vdekjen e një personi në aksin rrugor midis dy rotondëve Pluk dhe Savër në Lushnje. Sipas policisë kanë qenë pronarët e bizneseve pranë këtij aksi rrugor ata të cilët njoftuan për një person të vdekur në rrugë organet policore. Viktima është Ali Lika, 42 vjeç nga Zgjana. Automjeti i cili ka kryer aksidentit është larguar nga vendgjarja ndërsa në rrugë policia ka gjetur si prova materiale pjesë të thyera të automjetit të shkaktuara pas përplasjes. Duke iu referuar gjurmëve të aksidentit, mjeti pasi e ka përplasur viktimën e ka hedhur atë rreth 100 metër larg vendit të përplasjes duke përfunduar në qepenat e një gomisterie. Trupi i pajetë ka qëndruar pranë një gomisterie për rreth 6 orë e më pas është dërguar në morgun e spitalit Lushnje.
Live Stream
Moti
Nesër

16° / 7°
Pasnesër

15° / 9°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë