Aktualitet
Fluks hyrje-daljesh në pikat kufitare
Numri i turistëve në gjashtë mujorin e parë të 2012, rritje me 20%
14 korrik 2012 16:44
Numri i turistëve që kanë vizituar vendin tonë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka shënuar një rritje rreth 20 për qind krahasuar me vitin e shkuar. Ashtu si një vit më parë shiptarët kanë zgjedhur të kalojnë pushimet e tyre në vendlindje, ndërsa për shqiptarët e Kosovës bregdeti shqiptar mbetet zgjedhja perfekte dhe e pandryshuar për sezonin e verës. Sipas statistikave të drejtorisë së përgjithshme të policisë së shtetit nga janari deri në 13 korrik kanë hyrë në total në vendin tonë 1 milionë e 700 mijë shtetas shqiptarë dhe 1 milion e 300 mijë shtetas të huaj. Ndërkohë kanë dalë jashtë Shqipërisë 3 milionë persona. Gushti i vitit 2011 shënoi një rekord prej mbi 2 milionë turistësh, ndërkohë që kjo shifër është shënuar që në muajin korrik të këtij viti dhe pritet që në gusht ky numër të rritet ndjeshëm. Vetëm gjatë muajit Korrik kanë hyrë në Shqipëri gjithsej 423 mijë pushues. Pika e kalimit kufitar me fluksin më të lartë të hyrje-daljeve në vendin tonë mbetet Morini, ku kanë hyrë 151595 shtetas dhe kanë dalë 114 mijë shtetas duke lënë pas pikën kufitare të Muriqanit me hyrjen e 55 mijë shtetasve dhe daljen e 41 mijë shtetasve. Nga pika kufitare e Rinasit kanë hyrë 39 mije shtetas e më pas vjen Kapshtica, Kakavija dhe Porti Detar i Durrësit. Gjatë këtij muaji kanë dalë nga Shqipëria 153 mije shqiptarë dhe 177 mijë gjithësej 330 mijë shtetas.

Kjo dëshmon se investimet e shumta që janë kryer në pikat turistike, përmirësimi i infrastrukturës si dhe pasqyrimi që revistat e huaja i kanë bërë bregdetit shqiptar kanë bërë që të rritet ndjeshëm numri i turistëve të huaj që vizitojnë vendin tonë.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

29° / 20°
Nesër

21° / 18°
Pasnesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë