Aksident në Tiranë, humb jetën këmbësori
Ngjarja ka ndodhur pranë rreth-rrotullimit të Doganës
25 qershor 2012 11:31
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar që në orët e para të mëngjesit në hyrje të Tiranë.
Ngjarja është regjistruar pranë rrethrrotullimit të Doganës, kur këmbësori Ibrahim Hoxhaj rreth 74 vjeç, është përplasur nga një automjet.
Hoxhaj është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak ku ka mbërritur në gjëndje të vdekjes klinike, ku mjekët nuk kanë mundur të bëjnë asgjë për ta rikthyer në jetë, për shkak të plagëve të rënda të marra në aksident.
Në vendin e ngjarjes shkuan shërbimet e policisë rrugore dhe ato të Komisariatit numër 3 të Policisë së Tiranës.
Policia shoqëroi drejtuesin e mjetit që shkaktoi aksidentin ndërsa nga veprimet hetimore paraprake rezulton se këmbësori I ka ndërprerë rrugën automjetit, i cili ishte me shpejtësi në atë moment duke e bërë të pamundur shmangien e aksidentit.