Aktualitet
Starton One Stop Shop për noterët
Shërbimi shmang veprimet burokratike
20 qershor 2012 14:36
Tashmë procedurat e gjata për të shitur një shtëpi, një pronë apo një makinë do të marrin fund. Qytetarët do të mund t'i kryejnë të gjitha këto veprime me vetëm një takim tek noteri, i cili do të ketë akses në të gjitha të dhënat me anë të një sistemi të ri, që nisi sot punën për 120 noterë në kryeqytet. 
Sistemi “One Stop Shop” do t’u kursejë qytetarëve kohë fizike dhe vlerë monetare pasi të gjithë procedurat që më parë zgjasnin me ditë të tëra tani do të kryhen në një ditë të vetme dhe brenda pak minutash. 
Noterët të cilët kanë filluar zbatimin e këtij projekti janë të siguruar në kompani sigurimi të cilat do të dëmshpërblejnë qytetarët.  
Promo
Live Stream
Moti
Sot

33° / 22°
Nesër

34° / 22°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,75
107.93
EUR / LEK
-0,59
140.55
GBP / LEK
-1,95
164.73
CHF / LEK
-0,47
112.88
JPY / LEK
0,60
107.55
Partnerë