Aktualitet
Autobusi urban me pasagjerë, përplaset me një pallat
Aksidenti në rrugën "Siri Kodra”, Tiranë, s’ka të lënduar
20 qershor 2012 16:36
This text will be replaced
Një autobus urban ka dalë nga rruga duke u përplasur me një pallat pesëkatësh në Tiranë. 
Ngjarja ka ndodhur në rrugën Siri Kodra, në afërsi me kryqëzimin me Unazën, dhe fatmirësisht nuk ka patur persona të lënduar nga aksidenti. 
Fati duket të ketë qenë dhe në anën e shitësve ambulantë dhe punonjësen e farmacisë, në fasadën e të cilës kishte ndalur autobusi. 
Shkak për aksidentin ka qenë mos funksionimi i sistemit të frenimit gjatë një devijimi nga ana e drejtuesit të autobusit. 
Ky I fundit kishte manovruar për të realizuar parakalimin e një trajleri që transporte një tank të ushtrisë dhe për pasojë i kishte dalë mjeti nga kontrolli dhe ishte përplasur me pallatin. 
Aksidenti shkaktoi bllokimin e qarkullimit në rrugën Siri Kodra dhe një prej drejtimeve të rrugës Ferit Xhajko.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë