Mbytet në Shkumbin adoleshenti
14 vjeçari po lahej me shokët, e merr rryma e ujit
20 qershor 2012 13:42
Një adoleshent është mbytur në ujrat e lumit Shkumbin ndërsa ka qenë duke u larë me shokët e tij. Ergys Alla 14 vjeç nga lagja “Grumbullimi” në Librazhd, është marrë nga rrjedhja e ujit pikërisht në vendin e quajtur kthesa e Dragostunjës dhe nuk ka mundur të dalë dot më prej aty. Shokët edhe pse kanë kërkuar ndihmë, nuk kanë arritur të shpëtojnë shokun e tyre. Policia e cilësoi aksidentale ngjarjen, ndërsa trupi i pajetë është nxjerre brenda një kohe të shkurtër.