Aktualitet
Kryeministri deklaron të dhënat mbi vitalitetin e ekonomisë në vend
Berisha: Investimet e huaja në katër muajt e 2012 u rritën me mbi 20%
20 qershor 2012 16:37
This text will be replaced
Ekonomia dhe zhvillimet në këtë sektor ishin kryefjala e kreut të ekzekutivit, Sali Berisha gjatë mbledhjes së qeverisë. Në fjalën e tij mbi këtë çështje, Kryeministri u përqendrua në të dhënat për katër mujorin e vitit 2012 që dëshmojnë vitalitetin e ekonomisë.
“Investimet e huaja në katër muajt e parë u rriten me mbi 20% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Arritje shumë pozitive kjo. Dëshmi për shumë gjera të mira, garanci që projektet e huaja të zhvillohen në Shqipëri. Është tregues i një punësimi në rritje të shqiptarëve, i një fluksi në rritje të investimeve të huaja. Është tërësisht e sigurt se rritet në mënyrë proporcionale punësimi i shqiptarëve”, vlerësoi Berisha. 
Një vlerësim i ditëve të fundit që iu bë ekonomisë shqiptare u shpreh për stabilitet të saj.
Ndaj sipas tij, ekonomia dhe reformat, liria ekonomike dhe zgjerimi i saj, janë objektivat më kryesorë të veprimntarisë së kësaj qeverie. 
“Të shqyrtojmë me seriozitetin më të madh në fushën ku operojmë se çfarë masash të reja do të marrim për të zgjeruar më tej lirinë ekonomike, për ta konsoliduar atë. Çdo javë pothuaj një HEC i ri hyn në funksion. Por çfarë duhet të bëjmë ne në çdo fushë që partneriteti publik-privat të shndërrohet në një levë të vërtetë Arkimedi për zhvillimin e një vendi, për zhvillimin e shpejtë të Shqipërisë”, u shpreh Kryeministri. 
Ndërkohë që me qëllim shmangien e ndikimit në vend të krizës globale, kreu i qeverisë kërkoi që suksesin në fushën e energjetikës të shënohet dhe në fusha të tjera me partneritetin publik privat. 
“Ndikimi i krizës globale e europiane është i pashmangshëm, çmimet  kanë një rënie për shkak të rënies së tyre në Europë e më gjerë, por në Shqipëri ka dhe një faktor tjetër të rëndësishëm, rritja e madhe e prodhimit, sidomos në fruta zarzavate e të tjerë. Ky stablitet eklonomik dhe ruajtja er ritjes ekonomike janë rezultat tërësor i reformave të thella që ka ndërmarrë qeveria, i investimeve kolosale që ka bërë qeveria në infrastruktuirën e vendit. Çdo rrugë që hapet është kanal mushkëror i tregut, i lëvizjes së energjisë së tregut, i vlerësimit dhe rivlerësimit të aseteve të asaj zone e atij vendi. Çdo sistem ujor që ndërtohet përmirëson kushte e jetesës”, u shpreh Berisha, sa i takon një çështje të tillë. Por nga ana tjetër, Kryeministri rikujtoi dhe pozicionin e opozitës parlamentare kundrejt këtyre reformave dhe suksesit që sollën, duke i kundërshtuar me forcë ato. 
“Shqiptarët fatlumë që këto reforma nuk mund të bllokohen se nuk janë me 3/5, sepse siç është bërë e qartë për gjithë shqiptarët, zoti Rama përdor 1/5 për të bllokuar gjithë vendin, pasi në konceptin e tij konsensus do të thotë bllokim. Por këto janë jashtë asaj rrezje të ngushtë që kërkojnë 3/5 ndaj dhe ecin. Sulmohen, por prapë ecin. Janë në memorien e medias sulmet ndaj koncensioneve, por çdo ditë shkëlqejnë gjithnjë e më shumë”, deklaroi Berisha. 
Promo
Live Stream
Moti
Sot

21° / 18°
Nesër

23° / 16°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë