Flash: Merkel: Mbështesim popujt dhe zhvillimin e tyre, nuk po e prek çështjen e përgjimeve
Kryeministri Rama: Lidhur me përgjimin e Shqipërisë, nuk ka vend për spekulime pasi jemi vend anëtar i NATO
Aktualitet
Lëkundjet sizmike në Fier
Banorët e Roskovecit ankohen për dëme, akuzojnë Bankers Petroleum
17 qershor 2012 15:02
Tre tërmete janë rregjistruar gjatë natës së 17 qershorit në zonën e Rroskovecit . Sipas të dhënave nga instituti simiologjik kombëtar termetet jane rregjistruar në afersi të qytetit të Rroskovecit ndërsa lëkundjet e tokës janë ndjerë në të gjitha fshatrat përreth deri edhe në qytetin e Fierit. Por banoret e fshatit Zharrëz i kanë interpretuar lëkundjet sizmike si shpërthime nëntokësore duke akuzuar për këtë kompaninë naftënxjerrëse Bankers Petroleum.
Kaq është dashur që turma të irrituara njerëzish t’i drejtohen depozitave të naftës duke derdhur mbi 1200 tonë naftë bruto mbi sipërfaqjen e tokave bujqësore. Policia e Fierit ka mbërritur menjëherë në vendgjarje dhe ka shoqëruar dhjetë persona në komisariat, ndërsa aktet vandaliste të banorëve të Sharrëzës janë marrë në “mbrojte” nga deputetët socialistë. Njëri prej tyre, Armando Subashi ka qenë i pranishëm në zonën e Sharrëzës duke dhënë edhe deklarata për mediat. Ai ka justifikuar veprimet e banorëve me frikën prej atyre që ata i quajnë shperthime nëntokësore. Por Kompania Bankers petroleum ka mohuar të ketë kryer shpërthime në puset e naftës në Marinëz.  Nga ana tjetër edhe instituti sizmiologjik ka konfirmuar zyrtarisht se në këtë zonë janë shënuar lëkundje të vazhdueshme sizmike.
Live Stream
Moti
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,85
104.88
EUR / LEK
0,50
139.44
GBP / LEK
0,30
174.5
CHF / LEK
0,73
115.23
JPY / LEK
0,03
101.56
Partnerë