Flash: Krim në familje, djali vrau me armë zjarri babain, ndërsa plagosi edhe nënën
Krimi në familje në Bathore, policia: Mirald Metallari 21 vjeç qëlloi mbi dy prindërit me armën e shërbimit të babait
Aktualitet
Tiranë, aktivitet-homazh për viktimat në Siri
Thirrje autoriteteve siriane të ndalojnë dhunën ndaj civilëve dhe fëmijëve
08 qershor 2012 20:14
Gjithnjë e më shumë autoritete të larta të qeverive të ndryshme dhe shoqëria civile po dënojnë ashpër dhunën në Siri. Një aktivitetet homazh është mbajtur gjatë të premtes në Tiranë në sheshin “Skënderbej” duke i bërë thirrje dhe një herë autoriteteve siriane të ndalojnë dhunën ndaj civilëve dhe fëmijëve të pafajshëm.

Dhjetëra persona çdo ditë po humbasin jetën si pasojeë e dhunës në qytetet siriane, ndërsa vendet perëndimore po dënojnë mos zbatimin e armëpushimit nga i dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe Kofie Anan.

Shefi i OKB-së Ban Ki Moon paralajmëroi Këshillin e Sigurimit se një lufte e plotë dhe e përgjakshme civile mund të shpërthejë në Siri nga momenti në moment. Kofi Anan nga ana tjeter insistoi se është koha te përshkallëzohet presioni mbi Damaskun për t`i dhënë fund dhunës.

Aktivistet sirianë insistojnë se të mërkurën, 78 vetë, mes tyre edhe gra e femijë, u masakruan nga milicia pro-regjimit.Qeveria nga ana e saj flet vetëm për 9 persona të vrarë nga terroristët.
Live Stream
Moti
Sot

37° / 22°
Sondazh
Kush mendoni se do ta fitojë garën për kryetar të Partisë Demokratike?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
113.9
EUR / LEK
0,00
132.6
GBP / LEK
0,00
148.2
CHF / LEK
0,00
119.9
JPY / LEK
-0,04
102
Partnerë