Flash: Kryeministri Edi Rama shkruan në rrjetin social Twitter: Linda solli në jetë Zahon
Drejtoresha e maternitetit “Koço Gliozheni”, Moisiu: Linda Rama solli në jetë djalin e saj përmes një operacioni cezarian
Aktualitet
Rritja ekonomike në Shqipëri
Kryeministri Berisha takon eurodeputetin, Frank Engel
12 shkurt 2012 14:18
Kryeministri Sali Berisha ka pritur në një takim të veçantë eurodeputetin Frank Engel, anëtar i Komitetit te Punës dhe të Çështjeve Sociale si dhe anëtar i Komitetit Special për Krizën Ekonomike, Financiare dhe Sociale. Shefi i ekzekutivit theksoi se programi i ndjekur nga qeveria që drejton ka pasur si prioritet vendosjen e nivelit më të ulët të taksave në Europë, si dhe zvogëlimin e masës së shtetit nëpërmjet zvogëlimit të administratës dhe kryerjen e reformave me qëllim përmirësimin e eficencës së qeverisjes. Berisha nënvizoi se reformat fiskale si dhe ulja e informalitetit, lufta kundër korrupsionit, kanë bërë të mundur që qeveria shqiptare gjatë viteve 2006 – 2011 të realizojë një rritje të të ardhurave më shumë se 7.2 miliardë dollarë apo 2.5 buxhete më shumë se në të njëjtën periudhë të qeverisjes së mëparshme. Këto të ardhura këto, sipas kryeministrit Berisha bënë të mundur ndërtimin dhe rindërtimin e mbi 9 mijë kilometra rrugë. Kryeministri u shpreh se ishin këto të ardhura që bënë të mundur të rriten me 120 % rrogat e mësuesve, infermierëve, mjekëve si dhe punonjësve të tjerë, si dhe modernizimin dhe zgjerimin e infrastrukturës rrugore dhe shumëfishimin e investimeve. Zoti Berisha vlerësoi se reformat strukturore, kanë mundësuar lehtësimin si dhe nxitjen e investimeve të huaja dhe vendore. Në 4 vjet, theksoi kryeministri, Shqipëria ka patur një rritje ekonomike prej 18% dhe një rritje të investime të huaja direkte me 316%  dhe gjatë 4 viteve të marra së bashku, 2006-2011, eksportet e vendit të jenë trefishuar duke bërë të mundur që modeli ynë ekonomik t’i rezistoi krizës. Gjatë takimit me eurodeputetin Frank Engel, kreu i qeverisë u shrpreh se nxitja e investitorëve të huaj dhe vendore është mbështetur me reformën e ligjit të koncesioneve, që ka mundësuar thithjen e investitorëve në sektorë të ndryshëm si atë të shfrytëzimit te mineraleve, te energjisë, te bujqësisë, etj ku vetëm në sektorin e energjisë janë firmosur 110 kontrata të nënshkruara nga qeveria per ndërtimin e rreth 300 hidrocentraleve, nga të cilat, 73 kanë filluar nga ndërtimi. Nga ana e tij, eurodeputeti Frank Engel, ka falenderuar kryeministrin Berisha për mikpritjen dhe paraqitjen e reformave të qeverisë shqiptare gjate kësaj periudhe. Zoti Engel vlerësoi arritjet e qeverise shqiptare si dhe angazhimin e vendit tonë në rrugën e integrimit europian. Gjithashtu, zoti Engel duke vlerësuar pozitivisht zhvillimet dhe masat për te siguruar nje qëndrueshmëri fiskale, financiare dhe ekonomike, theksoi se vendi është i përgatitur për te përballuar  situatën dhe efektet e krizës ne hapësirën evropiane dhe rajonale.

 

Promo
Live Stream
Moti
Sot

31° / 20°
Nesër

32° / 21°
Pasnesër

32° / 21°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,87
103.65
EUR / LEK
-0,84
139.42
GBP / LEK
0,93
175.87
CHF / LEK
-0,79
114.69
JPY / LEK
0,32
101.72
Partnerë