Flash: Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha mbajti një konferencë të jashtëzakonshme në selin
Basha: Marrëveshja e qeverisë me CEZ është një megaskandal financiar i kësaj mazhorance
Aktualitet
Avokati i Popullit, seminar për sfidat e mos-diskriminimit
Ky vit dhe ai në vazhdim do t’i kushtohen mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga diskriminimi
20 dhjetor 2010 19:07
“Shoqëria shqiptare dhe sfidat e mos-diskriminimit” ishte seminari i organizuar nga Avokati i Popullit me pjesëmarrje të faktorëve të shoqërisë civile.

Avokatja e Popullit në Detyrë, Florina Nuni, pohoi se institucioni ka parasysh se ky vit dhe ai në vazhdim do t’i kushtohen mbrojtjes së të drejtave të njeriut nga diskriminimi i drejtpërdrejtë apo i tërthortë.

Fenomen ky që bashkëshoqëron të gjitha zhvillimet ekonomike, shoqërore e politike të shekullit të XXI.

“Kjo është arsyeja që aktivitetin kombëtar këtë vit ia kushtuam anti-diskriminimit”, tha ajo.

E pranishme në këtë aktivitet ishte edhe zv/ministrja e Brendshme Iva Zajmi; komisionerja për Mos-diskriminimin, Irma Baraku; kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Rasim Hasanaj si dhe përfaqësues të mjaft organizatave të shoqërisë civile.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

27° / 19°
Nesër

29° / 19°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
103.65
EUR / LEK
0,00
139.42
GBP / LEK
0,00
175.87
CHF / LEK
0,00
114.69
JPY / LEK
0,00
101.72
Partnerë