Lirimi i banesave të ish-pronarëve
Ylli Piro: Qytetarët e pastrehë do të përfitojnë kredi me interes zero
16 gusht 2012 17:22
Drejtori i Përgjithshëm i Entit Kombëtarë të Banesave Ylli Piro gjatë një interviste në studiona Abc Neës ka folur për lirimin e banesave të ish-pronarëve. Ai është shprehur se deri në datën 5 shtator do të shikohen listat përfundimtare. Sipas tij qytetarët e pastrehë do të përfitojnë kredi me interes zero, ndërsa do të ketë dhe banesa sociale me qera për të pastrehët.