Kreu i KQZ-së flet në “ABC News” për reformën zgjedhore
Rekomandimet e BE, Ristani: Kuvendi të votojë përfundimisht draftin
16 korrik 2012 14:58
Kryetari i KQZ-së, Arben Ristani gjatë një bisede në studion e “ABC News” ka folur për mbylljen e reformës zgjedhore duke theksuar se Kuvendi duhet të votojë përfundimisht draftin pasi kjo është një nga rekomandimet kyçe të BE-së. Ristani gjatë fjalës se tij deklaroi se për zgjedhjen e kryetarit të ri të KQZ-së nevojitet konsensusi, pasi edhe ai vetë si kryetar aktual i këtij institucioni është zgjedhur me konsensusin e plotë të palëve në Kuvend.