Intervista
Milo: PD-PS duhet të shqyrtojnë propozimet e partive të vogla
Konsensusi për reformën zgjedhore, flet kreu i PDS-së
11 korrik 2012 22:06
Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paska Milo, gjatë një bisede në studion e “ABC News”, duke u ndalur në arritjen e konesnsusit mes dy forcave kryesore në vend, lidhur me reformën zgjedhore, shprehu pakënaqësitë e tij për mospërfshirjen në draftin përfundimtar të propozimeve të partive të vogla. 
Në vlerësimin e kryetari Milo ky kompromis i arritur mes ishte një kompromis i sforcuar, duke shprehu i bindur se edhe pas kësaj marrëveshje PS do të vazhdojë te ketë pakënaqësi. Një qëndrim të tillë, Milo e bazoi pikërisht në qëndrimet që vijon të ketë PS për ndryshimet kushtetuese të vitit 2008, ku si pas tij socialistët end evijojnë të kenë pakënaqësi. 
Por pavarësisht se tashmë është hartuar drafti për reformën zgjedhore, Milo nuk kurseu dhe njëherë tjetër thirrjen për dy partitë kryesore, që të shqyrtojnë propozimet e partive të vogla. 
Në gjykimin e tij, ndryshe nga lidershipi socialist i cili është i paqartë në kërkesat e tij për reformën zgjedhore, partitë e vogla kanë një draft të mirë detajuar, i cili më së shumti konsiston në barazinë e votës në zgjedhje.
Nga ana tjetër, gjatë intervistës së tij, Milo u ndal dhe në marrëdhëniet mes PS-së dhe aleatëve të saj ku u shpreh se kjo parti ka keqpërdorur aleatët e majtë, duke synuar që të mashtrojë aleatët e saj politikë.
Promo
Live Stream
Moti
Sot

35° / 23°
Nesër

34° / 22°
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-2,42
105.51
EUR / LEK
0,74
141.29
GBP / LEK
0,03
164.76
CHF / LEK
1,79
114.67
JPY / LEK
3,48
111.03
Partnerë