“Bujar Nishani, president i zgjedhur. Uroj ta kryejë me sukses detyrën”
Zgjedhja e Presidentit të ri të vendit, si dhe situata e krijuar në kampin rozë pas këtij momenti janë analizuar gjatë një interviste në studion e “ABC News” nga politikani i njohur, Luan Hajdaraga. Në fjalën e tij, Hajdaraga vlerësoi maksimalisht si figurën e presidentit të sapozgjedhur, Bujar Nishani, ashtu dhe mënyrën e zgjedhjes në Kuvend. Sipas tij, Bujar Nishani është presidenti i zgjedhur ndaj i uroi suksese në detyrën e tij.
Gjithashtu, Hajdaraga u ndal dhe në zhvillimet në selinë rozë, pas refuzimit që lidershipi socialist i bëri emrit të Fatos Nano për ta kandiduar në garën presidenciale. Pas një refuzimi të tillë, ish-kreu Nano ka startuar lëvizjen për fitoren e socialistëve, lëvizje që sipas politikanit Hajdaraga nuk do të ketë shumë ndikim. Sipas tij, tashmë është momenti që opozita të jetë e bashkuar.