Hajdaraga në Abc News: Presidenti të zgjidhet sipas kushtetutës
Anëtari i Këshillit të të Urtëve në PS ka folur edhe për situatën në rajon
27 prill 2012 22:59
Anëtari i Këshillit të të Urtëve në Partinë Socialiste, Luan Hajdaraga gjatë një bisede në studion e abc news ka folur për zgjedhjen e presidentit, duke theksuar se ky është një proces shumë i rëndesishëm dhe se ai do te kryhet sipas kritereve të përcaktuara në kushtetutë. Hajdaraga ka folur edhe për zhvillimet më të fundit në rajon duke deklaruar se qeveria maqedonase ka ditur të qëndrojë e stabilizuar dhe se Veriu i Kosovës ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.