Flash: Krim në familje në Shkodër, xhaxhai vrau me thikë nipin e tij
Shkodër, sipas policisë viktima është Mirsad Kuçi 33 vjeç, ndërsa autor i krimit është xhaxhai i tij Bujar Kuçi 62 vjeç
Intervista
Marrëdhëniet midis Japonisë dhe Shqipërisë
ABC News intervistë me ambasadorin e Japonisë në Shqipëri Makoto Ito
19 gusht 2017 14:31
Një muaj me parë Japonia hapi Ambassadën e saj në Shqipëri, dhe për këtë arsye gazetari i ABC News Vincent Triest intervistoi ambasadorin e sapoardhur, për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Japonisë. Ambasadori Ito flet për shkëmbimet ekonomike mes dy vendeve, si dhe kërcënimet e fundit me arme bërthamore nga Koreja e Veriut.
Japonia sapo ka hapur Ambasadën e saj këtu në Shqipëri. Për këtë arsye dua të përfitoj nga kjo mundësi për t’ju uruar mirëseardhjen në vendin tonë. A mund të na spjegoni se pse Japonia ndërmorri këtë hap të madh për të hapur Ambasadën në Shqipëri?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Qeveria e Shqipërisë vendosi të hapë Ambasadën në Tokyo në vitin 2005, ndërkohë që ne vendosëm këtë vit të hapim Ambasadën tonë në Tiranë. Jam shumë i lumtur të jem këtu si Ambasadori i parë rezident. Kjo do të thotë se ne do të japim kontributin tonë. Unë personalisht do të jap kontributin tim për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe midis vendeve tona. Ne i kemi kushtuar vëmendje stabilitetit të Shqipërisë në rajon, si në aspektin politik ashtu edhe në aspektin ekonomik. Shqipëria po luan sot një rol të madh në stabilizimin dhe zhvillimin e rajonit të Ballkanit, dhe për këtë arsye ne vendosëm të hapim Ambasdën tonë këtu.
Bashkëshortja ime dhe unë e kemi shijuar qëndrimin tonë në Shqipëri, me njerëzit shumë miqësor, atmosferën e mrekullueshme dhe natyrën e bukur. Unë shoh shumë ngjashmëri mes vendeve tona dhe njerëzve tanë. Të dy vendet kanë male dhe zona bregdetare shumë të bukura, ndërkohë që njerëzit respektojnë vlerat e familjes dhe janë shumë punëtorë.


Japonia është ekonomia e tretë më me madhe, dhe një nga ekonomitë më të rëndësishme në botë. Shqipëria nga ana tjetër është një nga ekonomitë më të vogla në Europë. Kjo më bën të pyes veten: a ka kompani japoneze të interesuara për Shqipërinë? Dhe në cilat fusha operojnë ato?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Po. Pas hapjes së Ambasadës, drejtues të disa kompanive japoneze më kontaktuan nga Japonia, nga rajoni Ballkanit dhe nga Italia për të më kërkuar informacion mbi biznesin në Shqipëri. I këshillova ata të vijnë këtu në Shqipëri në mënyrë që të shohin me sytë e tyre dhe të flasin me partnerët e tyre të ardhshëm. Kam biseduar tashmë me Kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe me drejtues të tjerë të biznesit këtu në Tiranë, në mënyrë që të krijoj më shumë mundësi për biznes për kompanitë Japoneze. Jam në djeni se para disa muajsh Shqipëria mori pjesë në një panair ushqimi në Tokjo dhe se Prodhuesit Shqiptar të vajit te ullirit dhe verës promovuan cilësinë shumë të mirë të produkteve Shqipëtare. Pra në fushën e bujqësisë dhe turizmit ka mundësi të mëdha për të forcuar marrëdhëniet tona tregtare.
Po në lidhje me sektorin e turizmit? A po rritet numri i turistëve Japonez në Shqipëri?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Sikurse e përmenda pak më parë ka mundësi të mëdha të rritet bashkëpunimi në fushën e turizmit. Ne mund të punojmë së bashku. Mbase ju mund të keni lexuar pak ditë më parë një artikull në Daily Telegraph ose nga burime të tjera, ku agjensitë turistike Japonezë zgjodhën Beratin si një nga 30 qytetet më të bukur në Europë. Unë vet kam vënë re natyrën e bukur, njerëzit miqësor, mikëpritjen dhe ushqimin e shijshëm. Unë nuk mund ta jap numrin e turistëve japonez, por kam besim se ky numër do rritet cdo vit.
Ҫfarë hapash mund të ndërmerren nga qeveria Shqipëtare për ta bërë Shqipërinë më tërheqëse për kompanitë dhe investitorët japonez?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Shqipëria është tashmë një vend shumë tërheqës. Megjithatë qeveria do që ta bëjë edhe më tërheqëse duke e promovuar dhe reklamuar nga media në Japoni, dhe duke organizuar seminarë, simposiume, dhe duke ftuar drejtues të bizneseve Japoneze në Japoni dhe në Shqipëri.
Japonia përkujtoi para një jave sulmet bërthamore në Hiroshima dhe Nagasaki të cilat ndodhën 72 vjet më parë. Vendi juaj e di më mirë se kushdo tjetër se ҫfarë shkatërrimi mund të sjellin armët bërthamore në zonat urbane. Kohët e fundit konfliktet me vendet fqinje kanë sjellë rritje të kërcënimeve se armët bërthamore mund të përdoren në rajon. A është i shqetësuar vendi juaj për këtë gjë?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Japonia është i vetmi vend në botë që ka vuajtur pasojat e një sulmi bërthamor. Si pasojë pas Luftës së Dytë Botҫrore Japonia implementoi një parim që ndalon posedimin, importimin dhe transferimin e armëve bërthamore. Ne e ruajmë këtë parim i cili nuk ka për të ndryshuar. Është shqetësuese që shtetet fqinje zhvillojnë kapacitetet bërthamore dhe testojnë raketa balistike, por ne shpresojmë shumë se përmes masave paqësore dhe dialogut ky tension do të zvogëlohet.
6. Japonia ndryshon shumë nga pothuasje të gjitha vendet e tjera të botës, për shkak se e ndalon në mënyrë kushtetuese krijimin e një ushtrie tradicionale. Kryeministri Abe deklaroi se ai dëshiron ta ndryshojë këtë nen të Kushtetutës, i cili e ndalon Japoninë të krijojë një ushtri.

A do ishte ndryshimi i këtij neni vetëm një ndryshim simbolik ose një ndryshim emri, pasi Japonia tashmë e ka një forcë vetëmbrojtëse të stërvitur dhe pajisur shumë mirë?


Makoto Ito,  Ambasadori i Japonisë në Shqipëri: Pas Luftës së Dytë Botrore Japonia u demilitarizua, megjithatë, ne kemi tre forca për vetëmbrojtje. Mjedisi i sigurisë përreth Japonisë ka ndryshuar shumë gjatë 70 viteve të fundit, për këtë arsye, Qeveria e Japonisë bëri amendimet e nevojshme që forcat vetëmbrojtëse të mund të veprojnë në mënyrë më proaktive, të punojnë me aleatët. Tani, Japonia ka forca vetëmbrojtëse të cilat në mënyrë aktive punojnë jashtë shtetit, marrin pjesë në operacione paqeruajtëse dhe mbështesin aleatët tanë kur këta të fundit gjenden përballlë kërcënimeve. Nëse do të ndryshojë apo jo neni i kushtetutës, kjo do të vendoset nga populli Japonez.
Live Stream
Moti
Sot

24° / 15°
Nesër

25° / 16°
Pasnesër

27° / 17°
Sondazh
Me nisjen e legjislaturës së re, partitë janë përfshirë në diskutimet, ende jo në tryezë për reformën zgjedhore. Mendoni se kësaj radhe klasa politike do t'i realizojë në kohë ndryshimet në këtë reformë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-1,30
112.09
EUR / LEK
-0,74
132.24
GBP / LEK
-2,29
146.22
CHF / LEK
-1,73
115.13
JPY / LEK
-1,44
101.13
Partnerë