Flash: Ilir Meta u zgjodh President i ri Republikës nga Parlamenti
Ilir Meta u zgjodh President nga Parlamenti pasi mori 87 vota pro dhe vetëm 2 kundër
Blogje
Daily Mail: Shqipëria e të vegjëlve që adhurojnë Norman Wisdom, surpriza e Euro 2016 gati për në Francë
07 janar 2016 12:37
Një vend i vogël vetëm 50 milje, përgjatë Detit Adriatik, larg Italisë, si pika më e afërt, ka qenë vendi më i izoluar i Europës gjatë 40 viteve diktaturë të Enver Hoxhës, mes 1945-ës dhe 1985-ës. Në këtë mënyrë nis shkrimi i Daily Mail për kualifikimin e kombëtares sonë të futbolit në Euro 2016. 
Fitorja 3 me 0 në Armeni të dielën, i garantoi vendin mes finalistëve verën e ardhshme dhe u shoqërua me festime në të gjithë vendin me fishekzjarre dhe qindra njerëz nëpër rrugë.
Të njëjta skena u përsëritën dhe në Kosovë ku pjesa më e madhe e popullsisë janë shqiptarë etnikë dhe ku kanë lindur pjesa më e madhe e futbollistëve të këtij ekipi kombëtar, ëshët epanevojshme të thuhet se ky është moment më i rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptarm vazhdon shkrimi. Shqiponjat ashtu si ata njihen, nuk ishin kualifikuarr ndonjëherë në një kompeticion të tillë.
Pas dekadave të tëra ndarjeje politike, Italia dhe shqipëria, janë dy vende fqinje me marrëdhënie miqësore, dhe me shumë lidhje edhe në futboll, madje të forta.
Ka shumë lojtarë shqiptarë që luajnë në Serinë A, përfshirë portierin Ertrit Berisha, të Lacios, mbrojtësin 21 vjecar Elseid Hysaj i cili shënoi për napolin së fundmi. Dhe trajneri Xhani De Biazi është gjithashtu italian. Por nuk mund të mos përmendet ndeshaj në Beograd në 14 tetor të një viti më parë, ku sipas gazetarit britanik Xho Bernstejn, dolën dhe njëherë në pah tensionet politike dhe etnike që ekzistojnë në të gjithë rajonin. Ndeshja ishte 0 – 0 para se të ndërpritej në minutën e 42, duke bërë që Shqipëria pas një beteje ligjire të merrte 3 pikëshin në tavolinë dhe të renditej dy pikë para Danimarkës në renditjen përfundimtare.
Por danezët kanë dhe një lidhje tjetër për të mbajtur mend, futbollistin e lindur në Kosovë, mbrojtësin Lorik Cana i cili ka luajtur 35 ndeshje për Sanderlend në drejtimin e Stiv brus në periudhën 2009 – 2010. Tashmë 32 vjecari luan për ekipin francez të Nantes. Edhe më i njohur për britanikët është emir i Rudi Vatës, ish mbrojtës i Seltik, i cili luajti për katër sezone në Parkhed në vitet ’90. Edhe lojtari i Mancester Unajtid, Adnan Januzaj kërkohej nga Shqipëria por ai zgjodhi kombëtaren e Belgjikës ku ishte rritur. 
Njësoj si shumë vende të tjera të vogla të ditëve të sotme, skuadra shqiptare është shumë kozmopolitane duke pasur futbollistë që luajnë në kampionatin gjerman, francez, zviceran, Italian por dhe të tjerë. Shqipëria ka dhe një ekip të ri në moshë, ku Berat Gjimshiti i cili shënoi golin e dytë ndaj Armenisë është vetëm 22 vjec dhe luan për Zyrihun. Edhe ergys Kace ëshët vetëm 22 vjec, ai shënoi golin e fitores për kombëtaren shqiptare në miqësoren me Francën, dhe aktualisht luan në kampionatin grek për Paok.Shqipëria ka qenë gjithnjë ndër të vegjlit dhe në renditjen e Fifas deri para gjashtë vitesh ndodhej gjithnjë pas numrit 90. Por dalja në pah e brezit të ri të futbollistëve, duke e cuar ekipin në fitore ndaj Francës dhe Portugalisë, si dhe dy barazime ndaj Francës, bëri që tashmë kombëtarja shqiptare të jetë e 32 –ta në botë.
Por gazetari shtron pyetjen nëse Shqipëria do të luajë më Anglinë në këtë pikë, dhe historia sugjeron që po. Kombëtarja angleze është përballur me atë shqiptare katër herë, dy herë në ndeshjet kualifikuese për botërorin e 1990-ësdy herë të tjera në 2002-shin, duke marrë vetëm fitore. Familja e komedianittë famshëm britanik Aleksi Sejl, është nga Shqipëria dhe vendi është vizituar dy herë nga aktori i njohur Norman Uisdo, i famshëm për rolin e Pitkinit pas rënies së komunizmit.
Shqipëria është vendi i dytë përvec Koresë së Veirut e cila nuk është ftuar të pretendojë për të drejtat televizive të Premier Ligës, për shkak të frikës së piraterisë. Por ekipi shqiptar i futbollit, ka siguruar garancinë që ky vend të merret seriozisht nga sot. Por ka dhe të tjerë të vegjël të parpitur që i bashkohen ekipeve të mëdha në Francës, si Islanda, Sllovakia, Irlanda e Veriut dhe Uellsi u kualifikuan gjithashtu për herë të parë. Edhe sllovenia ka mundësitë e saj pas play off-it , si dhe Bosnja, Izraeli apo Qipro t ë cilat presin shansin e fundit.
Live Stream
Moti
Sondazh
Partitë opozitare kërkojnë përmes protestës qytetare krijimin e një qeverie teknike që do të mundësojë zgjedhje të lira e demokratike në vend. A mendoni se do të realizohet një kërkesë e tillë?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
-0,86
126
EUR / LEK
-1,41
134.93
GBP / LEK
2,72
161.18
CHF / LEK
-1,14
126.19
JPY / LEK
3,33
115.47
Partnerë