Flash: Presidenti Nishani: Vendimi i UEFA-s nuk ishte i drejtë
Nishani në Facebook: Drejtësia, kur nuk është e tillë, më shumë dëmton se sa bashkon popujt
Blogje
Debati Rama-Gjoni në Asamble dhe historia e zhurmuesit
30 tetor 2012 16:12
Asambleja e Partisë Socialiste në ditën e sotme ka konsumuar një nga përplasjet më të ashpra që kur Rama ka marrë drejtimin e PS-së në vitin 2005. Gjithçka ka nisur kur kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar platformën elektorale të 2013-ës.
Mungesa e vazhdueshme e konsultimeve me deputetët apo zyrtarët më të lartë të partisë, apo prezantimi surprizë i kësaj platforme është bërë duke pasur si qëllim shmangien e opinioneve të anëtarëve të asamblesë.
Deputeti Ilir Gjoni ka qenë i vetmi që ka shprehur pakënaqësi për faktin se në platformën e Ramës forumet e partisë ishin lënë krejtësisht jashtë loje, siç është shprehur ai. Mësohet se Gjoni ka vënë në dukje faktin se në këtë platformë lideri i partisë mbizotëronte mbi të gjitha forumet, duke dubluar dhe vetë funksionet e deputetëve në fushatë. Mendimi ndryshe i deputetit Ilir Gjoni, nuk është pritur aspak mirë. Edi Rama, duke mos fshehur pakënaqësitë tashmë të njohura, për shumë nga deputetët socialistë, i ka etiketuar ata si “kooperativiste”.
Një etiketim që ka marrë menjëherë përgjigjen e deputetit Gjoni që i është përgjigjur shpotive të kryetarit, duke i thënë se “nëse deputetët janë kooperativistë, Rama vete është kryetar i kooperativës.
” Debati nuk ka mbaruar me kaq. I indinjuar nga fakti se zëri i një deputeti në parti, pritet me qesëndi nga Rama, Ilir Gjoni ka kërkuar që nëse partia do të vazhdojë të menaxhohet në këtë mënyrë, Edi Rama duhet t'ia lërë partinë dikujt tjetër, përndryshe në 2013 i prêt humbja. Debati është zhvilluar vetëm mes Ramës dhe Gjonit dhe askush nga anëtarët e asamblesë nuk ka guxuar të ndërhyje. Debati mes të dyve duket se ka vazhduar edhe jashtë sallës dhe mes të dyve ka pasur edhe fyerje reciproke.
Bunkerizohet mbledhja, bllokohen valët e celularëve
Partia socialiste ka zhvilluar mbledhjen Asamblesë Kombëtare nën masa të forta sigurie. Edi Rama ka urdhëruar që me një pajisje të posaçme të bllokohen valët e telefonave celularë në mënyrë që të mos rridhte asnjë informacion jashtë sallës ku është mbajtur mbledhja. Nuk dihen arsyet përse kryesocialisti ka ndërmar një vendim kaq ekstrem ndërkohë që axhenda e mbledhjes parashikonte vetëm prezantimin e strategjisë elektorale që Partia Socialiste do të zbatojë në zgjedhje e 2013.
Madje në përfundim të mbledhjes kryesocialisti ishte shumë i shqetësuar te merrte vesh nëse plani i tij i sigurisë kishte funksionuar
Rama : eh mo morët vesh ndonjë gjë….?
Kryetari i Partisë Socialiste e vendosi si standart zhvillimin e mbledhjeve hermetike të forumeve drejtuese me ardhjen e tij në krye të selisë rozë por kjo e sotmja ishte jashtë çdo parashikimi dhe pritshmërie dhe nga vete anëtarët e asamblesë të cilët janë shprehur të çuditur me këtë masë ekstreme të kryesocialistit.
Live Stream
Moti
Sot

22° / 10°
Nesër

24° / 11°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë