Flash: Banka e Shqipërisë ngriti dy komisione për të evidentuar vjedhjen e parave në Qendren e Emision
Sipas ekspertëve në Bankës së Shqipërisë janë konstatuar 6 pako të hapura, që mendohet se Bitraj ka tërhequr shuma parash
Blogje
Rama, servilizëm të paparë për SHBA-të
10 tetor 2011 10:15
Kryesocialisti Edi Rama me serlivilizmin e tij të paparë për diplomatët amerikanë tregon përpjekjen për të hequr imazhin e tij si një antiamerikan i provuar. Mjafton të kujtojmë refuzimin rregullisht që ai, në krye të opozitës, i ka bërë apeleve të ndryshme të SHBA-ve. Kështu, Rama i përgjërohet së fundmi, përmes një letre, një ambasadori të dalë në pension para kohe, në një kohë që i ka thënë JO të prerë disa herë Amerikës zyrtare, Departamentit të Shtetit dhe përfaqësuesve më të lartë të tij.

“Proamerikani” Rama i ka thënë jo të gjitha kërkesave dhe projekteve të autoriteteve amerikane. Dhe përpjekja e tij maksimale për t’iu servilosur qeverisë amerikane e diplomatëve të tij, vjen ndërkohë që vetëm pak muaj më parë, z.Rama i tha jo disa herë, apeleve dhe propozimeve të qeverisë amerikane, të të dërguarit të posaçëm, Zëvëndësndihmës Sekretari i Shtetit për Euroazinë e Shtetit Tomas Kantrimen, apo edhe Ndihmëssekretarit Amerikan të Shtetit, Filip Gordon, etj.

Po ashtu, “proamerikani” Rama i tha jo Ambasadorit Arvizu kur apeloi për qetësi nga dy forcat politike, duke kërkuar të shmangin tubimet publike dimrin e shkuar. Të gjithë shqiptarët i kanë të freskëta përpjekjet amerikane për të ndryshuar qëndrimin agresiv të liderit të opozitës para, por edhe sidomos pas 21 janarit e demonstratës së kryesuar prej Edi Ramës, e cila solli për pasoje dhe vdekjen e katër qytetarëve.

Vijimësisht, “proamerikani” Rama refuzoi kërkesat e amerikaneve për të hyrë në Parlament, në mënyrë fare flagrante edhe kërkesën e qartë të autoriteteve amerikane për të votuar ligjin e Gjykatave Administrative. E bëri këtë duke detyruar qeverinë amerikane që pas refuzimit të përsëritur të votimit të ligjit, të anulonte deri financimin për këtë projekt të rëndësishëm për biznesin dhe investitorët në vend.

Ndaj kur lexon këtë letër pa asnjë objekt të Edi Ramës, kupton se është asgjë më shumë se një letër vetëm për t’u dukur si burrë i mirë me amerikanet e për të treguar se e do popullin amerikan.
Ca më shumë, për të treguar se është proamerikan. Duke e bërë këtë, pikërisht tani pas humbjes edhe të zgjedhjeve lokale.

E gjitha kjo të bën të besosh se ndoshta kjo letër është shkruar jo për Uidhersin se sa për të treguar se kryesocialisti nuk është pjesë e celulës antiamerikane, një kompleks ky që Rama e ka pas deklaratës së ambasadorit aktual të SHBA-ve. Edhe pse diplomati amerikan nuk i ka përmendur me emra anëtarët e kësaj celule, ka thënë që ne e dimë se kush janë ata, mesa duket, anëtarët e celulës antiamerikane i di edhe Edi Rama, në mos qoftë kryetari i tyre.

Ky opinion të krijohet pasi ke lexuar letrën e z.Rama për Uidhers. Si dhe lind pyetja: A është Edi Rama pjesë e celulës antiamerikane?
Promo
Live Stream
Moti
Sot

31° / 19°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,00
103.65
EUR / LEK
0,00
139.42
GBP / LEK
0,00
175.87
CHF / LEK
0,00
114.69
JPY / LEK
0,00
101.72
Partnerë