Flash: Kreu i PD, Lulzim Basha: Rama do rritë çmimin e energjisë elektrike
Basha reagoi pas deklaratave të Ramës për energjinë: Protesta popullore për të ndalur të keqen që po pllakos vendin
Blogje
Ftesa, Edi Rama kujtohet për debat
02 tetor 2011 14:19
Përmes një shkrimi të shpërndarë pasditen e së shtunës, kreu i opozitës, Edi Rama ka ftuar në një debat publik kreun e mazhorancës, Sali Berisha.

Kjo sfidë e Ramës për një përballje mes dy politikanëve më të rëndësishëm të vendit vjen në një kohë kur vetë kryeopozitari ka humbur garën për të drejtuar bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës dhe 2 vjet më herët edhe zgjedhjet parlamentare.

Po ashtu, kjo ftesë për debat vjen pas shumë ftesave të ngjashme të ardhura nga kryeministri Berisha që opozita të lërë aksionin e rrugës dhe të bëhet pjesë e jetës institucionale për t’i dhënë zgjidhje sa më të dobishme politikës dhe jetës së shqiptarëve, ftesa të cilave Rama nuk u është përgjigjur.

Berisha në mënyrë të përsëritur, e ka ftuar kryetarin e PS-së për debate që nga zgjedhjet e 2007 e më pas, por Rama ka heshtur duke refuzuar çdo përballje.

Këtë herë, duke mbrojtur propozimet e bëra për integrimin e vendit Rama thekson në shkrimin e publikuar të shtunën se është koha për ballafaqim të argumenteve.

“Është koha kur Shqipërisë në udhëkryq i duhet një debat publik, kur Saliu dhe unë duhet të dalim të dy para shqiptarëve që përfaqësojmë dhe të ballafaqojmë ato që ata i dëgjojnë veç e veç”, shkruan Rama.

Duke mos i kursyer akuzat, Rama tregohet i gatshëm për të dëgjuar ballë për ballë, të gjitha argumentet e mazhorancës.

“Le të vijë e të m’i thotë në sy ato që flet gojështhurur lart e poshtë, bllokimin e vizave, bllokimin e integrimit, bllokimin e reformave dhe le ta debatojmë para shqiptarëve ofertën tonë pikë për pikë, nga 1-shi tek 10-ta.

Le të vijë e të m’i tregojë në sy para opinionit publik po të dojë, të gjitha arritjet historike të demokracisë, drejtësisë, ekonomisë”, shruan më tej Rama.

Kreu i opozitës shton gjithashtu se do të paraqesë para kryeministrit të gjitha argumentet dhe propozimet që ka bërë e majta për integrimin e vendit.

“Le të vijë dhe ta bëjë publike para meje kundër-ofertën e tij, natyrisht nëse e ka një të tillë, për të kërkuar mirëkuptimin e opozitës që të mbushen gropat e thella që Shqipëria ka në rrugën e integrimit.

Jam gati ta mbroj ofertën tonë, të tregoj me prova, fakte, shifra të vërtetën e keqqeverisjes dhe të dëgjoj me vëmendje të plotë kundër-ofertën.

Shqiptaret pastaj le të na gjykojnë”, përfundon Rama.


Nga ana e tyre, analistët vlerësojnë se një debat i tillë është i pavend në këtë kohë.

Ai mbetet për t’u bërë para zgjedhjeve parlamentare të 2013-s, ku si mazhoranca dhe opozita, të shpalosin projektet e tyre për 4 vjeçarin e ardhshëm.

Kjo është një praktike e shumë liderëve politikë në vende të civilizuara të Perëndimit, që përballin gjithmonë alternativat e tyre në fushata elektorale.



Live Stream
Moti
Sot

24° / 12°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë