Flash: Basha: Shqiptarët nuk vuajnë nga mungesa e aspiratave, por nga qeveritarët defiçentë
Kreu i PD, Basha reagoi për deklaratat e Ramës për situatën ekonomike: Janë njësoj si deklaratat e Nikoliç
Blogje
PS nuk voton ligjet me 3/5-at në Kuvend
15 shtator 2011 15:52
Socialistët provuan katërcipërisht mosangazhimin e tyre në votimin e ligjeve me 3/5-at në Kuvend, ndërsa deputetët e Komisionit parlamentar të Ligjeve u vunë nën shënjestrën e kreut të opozitës pse bashkuan votat me mazhorancën për një ndryshim me dy nene të kodit rrugor.

I ashtuquajturi gabim politik të cilin Rama e mësoi nga media, nuk u përsërit një ditë më pas, kur në komisionin e Veprimtarive Prodhuese që në krye të herës deputetët socialistë cituan frazën më të përdorur që nga nisja e sesionit se nuk votojnë arna, por paketa të mirëfillta ligjore.

Bashkimi Europian në të vërtetë ka kërkuar nga Shqipëria që prej nëntorit të shkuar plotësimin e 12 prioriteteve, ndër të cilat ata kërkojnë miratimin e ligjeve me shumicë të cilësuar në axhendën e Kuvendit dhe jo pasurimin e saj me paketa ligjore për çdo kod të legjislacionit shqiptar.

Që Edi Rama nuk e ka seriozisht angazhimin që Shqipëria të hedhë disa hapa në përpjekje që të marrë statusin e vendit kandidat, e dëshmoi edhe në pritjen e ambasadës gjermane kur përpjekjet e zonjës ambasadore Holtkemper për një shtrëngim duarsh mes dy liderëve të politikës, në këtë kohë kur opozita ka filluar të paktën të flasë për dialog, dështuan, për shkak të shpërfilljes së këtij momenti nga lideri i opozitës Rama.

Live Stream
Moti
Sot

19° / 12°
Nesër

20° / 12°
Sondazh
A është Erion Veliaj kandidatura më e mirë e zgjedhur nga Partia Socialiste?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
4,45
132.4
EUR / LEK
-0,26
140.24
GBP / LEK
3,71
194.78
CHF / LEK
2,09
135.79
JPY / LEK
3,70
110.85
Partnerë