Flash: Senati amerikan ka votuar unanimisht emërimin e Donald Lu si Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri
Diplomati Donald Lu zëvendëson në detyrën e Ambasadorit të SHBA në Tiranë, Z. Aleksandër Arvizu
Blogje
Edi Rama, me politikë kokteilesh
15 shtator 2011 13:47
Politikëbërja e kryesocialistit Edi Rama ka rrëshqitur nga editorialet gjatë sezonit të verës, në deklaratat e rrufeshme nëpër kokteje të thjeshta organizatash jo-qeveritare.

Rasti më i fundit ishte i ceremonisë së 20 vjetorit të krijimit të fondacionit “Fridrich Ebert” ku kreu u i opozitës ishte i ftuar së bashku me kryeministrin Sali Berisha. Ky i fundit, në fjalën e tij u ndal vetëm në vlerësimet për kontributin e fundacionit gjatë dy dekadave në Shqipëri.

Ndërsa ndryshe nga sa pritej, lideri i selisë kishte përgatitur një fjalim për angazhimin të partisë që drejton por si për të mos mjaftuar kjo ndërhyrje e pavend, para përfaqësuesve të fondacionit që ka asistuar në 20 vjet jetën shqiptare, Rama nuk i ka rezistuar stilit të tij politik për të lëshuar batuta pa vend në një ceremoni të thjeshtë.

Dhe si për të mos mjaftuar kjo, lideri socialist në një aktivitet që po transmetohej direkt nga mediat, ka dhuruar edhe një tjetër shfaqje të shëmtuar duke mos pranuar të shtrëngonte duart me kryeministrin Berisha pavarësisht insistimit të ambasadores gjermane Carol Muler Holtkemper.

Nëse ky është sinjali i bashkëpunimit dhe kursit të ri që kryetari socialist artikuloi në fillim të këtij sesioni parlamentar atëherë gjasat nuk premtojnë asgjë më tepër se atë çka opozita ka shfaqur në 2 vitet e fundit.
Live Stream
Moti
Sot

21° / 10°
Nesër

21° / 8°
Sondazh
Mendoni se masat për vjedhjen e energjisë janë veprim për të justifikuar rritjen e çmimit?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
2,00
110.16
EUR / LEK
-0,48
139.57
GBP / LEK
2,77
177.1
CHF / LEK
-0,59
115.5
JPY / LEK
-0,30
102.56
Partnerë