Flash: BE kërkon shtyrjen e paketës së reformës në drejtësi
BE kërkon shtyrjen e paketës së reformës në drejtësi: Puna për këto pr/ligje të udhëhiqej nga Komisioni i Venecias
Blogje
Shkollat, në banka ulen 650 mijë nxënës
12 shtator 2011 17:10
Ka nisur viti i ri shkollor 2011-2012 në Shqipëri për 650 mijë fëmijë e të rinj deri në moshën 18 vjeç, që nga klasa e parë e ciklit të ulët të shkollës 9 vjeçare, e deri në vitin e fundit të shkollës së mesme.

Për 56 mijë nxënës të kryeqytetit, kjo ditë shënon hedhjen e hapit të parë në rrugëtimin e viteve shkollore.

Oborret e shkollave janë mbushur me nxënës të moshave të ndryshme, shumica e të cilëve mbajnë në duar buqeta me lule, simboliken e kësaj dite.

Kjo ditë më tepër përngjan me një ditë feste, veçanërisht për vogëlushet 6 vjeçare që kalojnë për herë të parë pragun e shkollës.

Disa shprehin gëzimin e natyrshëm fëminor, të tjerë kuriozitetin se çfarë do të takojnë pasi të shkëputen nga duart e prindërve apo gjyshërve që i shoqërojnë.

Pas ceremonisë së rastit, nxënësit hynë nëpër klasa.

Por ndryshe nga ditët që do të vijnë më pas, sot këto ore shërbejnë më shumë për t’u takuar e për t’u njohur mësues, nxënës e prindër.

Pas kësaj, nis beteja e re për dije e kulturë në 1749 shkolla 9 vjeçare dhe rreth 376 shkolla të mesme.

Në ditën e parë të kalendarit të këtij viti të ri shkollor, urimi më i shpeshtë dhe më i thjeshtë që dëgjojmë është: Suksese!
Promo
Live Stream
Moti
Sot

28° / 22°
Nesër

28° / 20°
Pasnesër

31° / 20°
Sondazh
Apo e lufton si duhet qeveria trafikun e drogës?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,74
102.78
EUR / LEK
0,24
140.26
GBP / LEK
3,46
174.94
CHF / LEK
0,85
115.48
JPY / LEK
0,91
101.4
Partnerë