Blogje
Armiqtë nga jashtë, apo brenda partisë?!
28 gusht 2011 13:51
Pas një humbjeje të hidhur të zgjedhjeve në qershor, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka nisur një fushatë energjike për të kritikuar rezultatin e zgjedhjeve, si dhe një demonstratë të madhe, e parashikuar të zhvillohet më 10 tetor.

Fillimisht, njerëzit ishin të bindur se Rama kishte krijuar perceptimin e një partie të kërcënuar nga armiq të jashtëm, në të vërtetë një strategji që kishte qëllim të luftonte kundërshtarët brenda Partisë Socialiste.

Gjatë kongresit post-zgjedhor të Partisë Socialiste, në fund të gushtit, anëtarët e Partisë Socialiste zbuluan se çdo përpjekje për të larguar Ramën nga kreu i PS-së, ishte pothuajse e kotë.

Me objeksione sporadike dhe në minorancë, të gjithë forumet e partisë, strukturat dhe kryetarët lokalë të PS mbështesin Ramën të rikandidonte edhe pse kjo ishte qartësisht në kundërshtim me statutin e PS.

Rama justifikoi vendimin për rikandidimin e tij “si shkak i situatës së jashtëzakonshme të një qeverie ilegjitime që vodhi votat e shqiptarëve”.

Promo
Live Stream
Moti
Sondazh
Jeni dakord me aleancën e re PS-LSI në pushtetin vendor ose lokal?
Kursi i Këmbimit
USD / LEK
0,10
109.68
EUR / LEK
0,09
141.14
GBP / LEK
-0,17
166.68
CHF / LEK
-0,01
113.35
JPY / LEK
0,14
106.95
Partnerë